Media Galeri

Adidas krijon atletet një metër të gjata

Në atë që mund të jetë bashkëpunimi më i çuditshëm i të gjitha kohërave, Adidas ka bashkuar forcat me reperin Estonez Tommy Cash për të krijuar atletet Superstar një metër të gjata.

“Kur i thashë Adidas se dua të bëj këpucën më të gjatë në botë si koleksionin tonë ata ishin të çuditur dhe kundra. Pesë muaj më vonë jemi këtu”, tha ai të martën në Instagram.

Nëse flasim për kufizimet e Covid-19, këto atlete janë perfekte por fatkeqësisht, janë krijuar vetëm një palë për reperin.

Atletet të cilat u zbuluan për njerëzit me 3 mars, janë njëra e bardhë e tjetra e zezë pasi për reperin, ngjyra e kundërt mishëron engjëllin dhe djallin që jetojnë brenda tij.

“Dy të kundërtat që vazhdimisht luftojnë me njëri-tjetrin, pse të fshehin njërën anë të personalitetit kur ato mund të bashkëjetojnë në mënyrë të përsosur me njëra-tjetrën”, thotë ai.

Ai thotë se do ti veshë ato, me krenari pasi tregojnë atë që ai është.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë