Nga Gazeta Si- Për binjakët është folur në mitologji, në art, filozofi, shkencë dhe shumë kultura në mbarë botën. Në disa kultura ato shihen si ogurzi, dhe në të tjera ato shihen si fatsjellëse.
Edhe pse binjakët nuk janë shumë të zakonshëm, binjakët kanë tendencë të shkaktojnë mjaft bujë. Shpesh të përshkruara si ‘lindje monstruoze’ në Europën mesjetare, ato shiheshin si shenja të djallit dhe një ogur i keq i dërguar për të ekspozuar ndonjë mëkat ose magji në komunitet.
Kjo frikë nga e panjohura e kombinuar me komplikimet në lindje nënkuptonte që pak binjakë të bashkuar i mbijetonin foshnjërisë përpara ‘agimit’ të mjekësisë moderne.
Pikërisht për shkak të vdekshmërisë, kulturat babilonase, egjiptiane dhe greke i konsideronin binjakët si një ogur i zi.
Në Nigeri (që mban rekordin botëror për numrin më të madh të binjakëve) nga ana tjetër, ka një marrëdhënie “dashuri-urrejtje” mes komunitetit dhe binjakëve.
Banorët atje thonë se lindja e binjakëve e bën vendin më të veçantë.
“Kjo na bën krenarë dhe i duam ata pasi na sjellin sukses. Njerëzit zhgënjehen nëse nuk lindin binjakë”, thonë banorët.
Në kulturën Jorube, e cila mbizotëron në jugperëndim të vendit, binjakët janë një bekim dhe emrat e tyre janë të paracaktuar.
“Binjakët nderohen pothuajse si hyjnitë që sjellin fat të mirë dhe mbrojtje. Njerëzit u dhurojnë binjakëve dhe familjeve të tyre dhurata, para dhe ndihmë. Gjithkush i inkurajon njerëzit të martohen me familjet që bëjnë binjakë,” thonë banorët.
Ndërkohë, në mesin e viteve 1990, në shumë vende njerëzit mendonin se binjakët ishin fat i keq për vendin dhe sipas tyre, perënditë i vrisnin. Në fakt, ishin vetë prindërit që nuk i ushqenin binjakët.
Nuk është e qartë saktësisht pse binjakët konsideroheshin si fat të keq, por mund të ndodhë që në të kaluarën ata ishin të lidhur me privimin dhe rritjen e rrezikut të vdekshmërisë.
Nga ana tjetër, në Madagaskar thueht se binjakët sjellin fat të keq dhe dhunë për prindërit dhe komunitetin.
Besimi se binjakët nuk duhet të qëndrojnë me prindërit e tyre biologjikë është përjetësuar nga pasardhësit e Mpanjakas, një familje mbretërore lokale. Tabu-ja kundër binjakëve bazohet në një perceptim kulturor të fatkeqësisë historike.
Pleqtë fajësonin binjakët për dështimin e revoltës së 1947 kundër autoriteteve koloniale franceze si një shembull të mallkimit. Thuhet se një mbretëreshë iku nga luftimet, por harroi një nga binjakët e saj. Ajo dërgoi ushtarë për të marrë fëmijën dhe të gjithë u masakruan. Edhe pse nuk ka asnjë provë historike të ngjarjes, qytetarët e kanë besuar këtë.
Shpesh të parë si ekzistues midis kësaj bote dhe botës tjetër, binjakët ata janë adhuruar si perëndi dhe janë persekutuar si shtriga, ku dhe mendohej se mishëronin natyrën dualiste të universit dhe betejën midis së mirës dhe së keqes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.