Moti

Acari mbërthen Shqipërinë, temperatura deri -15 gradë

Java do të mbizotërohet nga moti i ftohtë dhe nga acari por me prani të diellit.

Sot moti pritet të shkojë deri në -15 gradë ndërsa nuk priten reshje.

Në zonat e Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke sjellë kushte tipike dimërore, veçanërisht në zonat malore.

Ditët e martë dhe të mërkurë do të ketë diell në të gjithë vendin, me pak vranësira ndërsa temperaturat do të lëvizin nga -8 gradë në 12 gradë.

Gjatë gjithë javës mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta ndërkohë që temperaturat do të rriten me kalimin e orëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë