Drejtësia

Abuzuan me tenderin e uniformave, rolet dhe akuzat ndaj zyrtarëve të MB

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka arrestuar ditën e sotme 8 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë së viti 2020.

SPAK njofton se më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.

Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe  anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e organizuar ka vendosur:

1- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest me burg” ndaj personin nën hetim Edlira Naqellari, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

2- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest me burg” ndaj personin nën hetim Flutura Çekrezi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

3- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” ndaj personin nën hetim Anisa Bogdani, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

4- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest me burg” ndaj personin nën hetim Ani Omuri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

5- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest me burg” ndaj personin nën hetim Klevis Hasani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

6- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest me burg” ndaj personin nën hetim Kreshnik Bejkaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

7- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest me burg” ndaj personin nën hetim Fatmir Demneri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

8- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest me burg” ndaj personin nën hetim Mariglen Buzali, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim;

9- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest me burg” ndaj personin nën hetim Gëzim Mingaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë