Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi Ardit Domi, 22 vjeç, banues në fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur.
Pas abuzimit, vajza ka folur me prindërit, të cilët më pas kanë bërë denoncimin.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




