Ka ndodhur

Abuzoi me të miturin dhe u arratis në Greqi, arrestohet në Kakavijë 17-vjeçari

Gazeta Si – Policia ka arrestuar në pikën doganore të Kakavijës, duke hyrë në Shqipëri 17-vjeçarin e shpallur në kërkim në Gjirokastër, i dyshuar se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar në prani të 2 të miturve të tjerë.

Ngjarja është raportuar 2 ditë më parë, ndërsa policia dyshonte se 17-vjeçari ishte larguar drejt Greqisë përpara se 10-vjeçari dhe prindërit e tij të shkonin në Komisariat për të bërë kallëzim.

“U ndalua një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë