Gjykata e Apelit e Kavajës ka lënë në burg vetëm 4 zyrtarë nga abuzimet me pronat në Durrës.
Në burg kanë mbetur;
Dëshir Dakoli (me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës)
Haxhi Sherra (ndihmës specialist Komisariati Shijak
Ermal Petova (OPGj Manzë)
Agim Osmani (ndihmës specialist policia Durrës).
Ndërsa polici Gani Dama është ende në kërkim.
Ndërkohë, janë lënë të lirë:Petrit Neziri, Ndriçim Shika, Gjergj Greco, Juli Kacadej, Adem Lika, Nikollë Marku, Besnik Domi, Sami Xhafa.
Për Dritan Koçin, Paulin Metan, Alben Diksin, Qerim Dokën dhe Gjon Zefin, nuk u paraqit kërkesë për shqyrtim të masës së sigurisë.
Të arrestuarit kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave, ndërsa në këmbim jepnin lejet për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj. Me anë të kësaj skeme abuzive ata shmangnin zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.