Është ekzekutuar nga SHÇBA vendimi penal i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për një punonjëse të Policisë Kufitare në Korçë, me iniciale F.Z për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Pezullimi nga detyra vjen pas një hetimi disa mujor që është kryer nga SHÇBA dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Gjatë hetimeve u dokumentua veprimtaria e paligjshme e kryer nga punonjësja, e cila, ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.
Hetimet vazhdojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të pa ligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




