Rend dhe Ligj

Abuzime me gjobat dhe radarin, pezullohen 4 policë në Vlorë

Gazeta Si – Katër punonjës të Policisë Rrugore të Vlorës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi falsifikonin të dhënat e radarit dhe vinin gjoba padrejtësisht, janë pezulluar nga detyra.

Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masat e sigurimit ndaj 5 punonjësve të policisë në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Po ashtu ata kanë falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari sa i përket identitetit të kundërvajtësve, me qëllim mos penalizimin e tyre dhe heqjen e automjeteve nga sistemi “Alert”.

Ndërkohë, është caktuar masa e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, për shtetasin nën hetim Medin Canaj.

Punonjësit e policisë rrugore Medin Çanaj, Armir Xhafaj, Renols Mataj, Taulant Kasa, Endri Kasaj, janë pezulluar nga detyra ditën e sotme, dhe është vendosur detyrim paraqitje ndaj tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë