Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Konkurrencs ka nisur një hetim të thelluar ndaj 4 kompanive të prodhimit të bulmetit.
Bëhet fjalë për ndërmarrjet ndërmarrjeve Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK që prodhojnë dhe tregtojnë qumësht, të cilat sipas Autoritetit ka dyshime për abuzim.
“Referuar analizës së tregut të prodhimit dhe shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit, rezulton se sjellja e ndërmarrjeve me pjesë të konsiderueshme tregu, Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK, mund të përbëjë abuzim me pozitë dominuese sipas nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003”, shkruan Konkurrenca. Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 – 31 dhjetor 2023. Kjo nuk është hera e parë që këto kompani hetohen për aktivitetin e tyre, por në konkluzion nuk janë gjetur shkelje
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




