Gazeta Si – Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është dënuar nga GJKKO me dy vite burg, për shkak të një abuzimi me tenderin për ‘RTSH Agro’.
Por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai përfiton dënimin në 1 vit e 4 muaj.
Po ashtu, ai nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vitet e ardhshme.
LEXO EDHE:
– Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH / Thoma Gëllçi shpalli procedurën e tenderit para miratimit nga AMA dhe bordi
– Përpara arrestimit Thoma Gëllçi nuk dihej ku ishte. Si iu gjet streha ish drejtorit të RTSh-së
Ndërkohë, tre të akuzuarit e tjerë për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, u dënuan me nga një vit burg.
Thoma Gëllçi dhe tre punonjës të KVO, u arrestuan nga SPAK, pasi dyshohet se kishte kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi, për blerjen e materialeve për hapjen e kanalit RTSH Agro.
Thoma Gëllçi, gjatë dëshmisë së tij para prokurorëve ka sqaruar se e ka bërë zgjatje të kontratës me kompaninë, duke nënvizuar faktin është një procedurë që e parashikon ligji i prokurimit.
Ai ka mohuar kategorikisht që të jetë abuzuar me fondin prej rreth 87 milionë lekësh për hapjen e kanalit RTSH Agro.
Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor të vitit të shkuar, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.