Gazeta Si – Mundësi Zelimkhan Abakarov është shpallur sot nënkampion Europe, duke fituar medaljen e argjendtë në aktivitetin që po zhvillohet në Zagreb. Ai synonte medaljen e arit, por u mund në finale nga armeni Arsen Harutjunjan.

Mundësi çeçen, i natyralizuar si shqiptar, i ka sjellë vendit tonë një tjetër medalje, duke u konfirmuar si një nga sportistët më të mirë që garojnë aktualisht për Shqipërinë. Vitin e kaluar ai u shpall kampion bote, por edhe medalja e argjendtë, e fituare sot në Zagreb, është një arritje e madhe për Abakarov dhe mundjen shqiptare.
Sportisti 29-vjeçar kishte bërë një paraqitje fantastike deri në finalen e sotme, duke i fituar bindshëm ndeshjet e tij. Abakarov kishte eliminuar me radhë gjermanin Niklas Steshele, ukrainasin Taras Markoviç dhe gjeorgjianin Shota Pharantenadze.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



