Shendet

A redukton vdekshmërinë nga Covid-19 dieta që ul karbohidratet?

Termi dietë ketogjene tregon një strategji ushqyese të bazuar në uljen e karbohidrateve. Në këtë mënyrë trupi është i detyruar të prodhojë glukozë në mënyrë autonome dhe të rrisë konsumin e energjisë së yndyrnave që përmban indi dhjamor. Fjalë për fjalë, fjala ketogjenike do të thotë "dietë që prodhon trupa ketone", ose tre përbërje që zakonisht gjenden në gjak në sasi të vogla: aceton, acid acetoacetik dhe acid beta-hidroksibutyrik.
Në dietën ketogjene, trupat ketone arrijnë një vlerë më të lartë se në gjendjen e zakonshme. Dieta ketogjenike përfshin uljen e kalorive dhe karbohidrateve në krahasim me proteinat dhe yndyrën. Sidoqoftë, ta teprosh me këtë dietë, shkakton një gjendje të quajtur ketosis e cila shoqërohet me gojë të thatë, ndjenjën e etjes, lodhje, diarresë, ulje të oreksit.
Kjo strategji ushqyese synon gjithashtu kontrollin e disa patologjive (hiperglicemia, hipertrigliceridemia, hipertensioni arterial, sindroma metabolike) dhe në uljen e simptomave tipike të epilepsisë së fëmijëve. Ushqimet e rekomanduara janë: mishi, peshku, vezët, djathrat, yndyrnat, vajrat e erëzave dhe perimet. Nga ana tjetër, drithërat, patatet, frutat, pijet me sheqer dhe ëmbëlsirat e ndryshme duhet të shmangen.

A mund të mbrojë dieta ketogjenike kundër vdekshmërisë së koronavirusit?
Një studim  i cili u botua në revistën "Nutrition" i kryer nga specialisti i sëmundjeve infektive Matteo Bassetti dhe nga Samir Giuseppe Sukhar, drejtor i Klinikës "Dietetics and Nutrition" në San Martino, Xhenova u përpoqën t'i përgjigjen kësaj pyetjeje. Hulumtimi fillon nga një premisë e rëndësishme.
 Format më të rënda të Covid-19 karakterizohen nga i ashtuquajturi "sindromi i stuhisë citokine" (CSS) e cila shkakton kolaps në funksionimin e organeve dhe koagulimi intravaskular i shpërndarë (DIC) që përfshin mpiksjen e gjakut. E para shoqërohet me shqetësimin akut të frymëmarrjes, shokun septik dhe sëmundjen e shumë organeve. "Stuhia" e citokinës shihet kryesisht tek pacientët me diabet, mbipesha, hipertensioni dhe sëmundje kardiovaskulare.
 Sipas shkencëtarëve, dieta ketogjene do të jetë në gjendje të veprojë në këtë stuhi. Ulja e furnizimit të glukozës për komponentët e qelizes si glikolizën aerobike në makrofagët M1, në të vërtetë, mund të favorizojë procesin anti-inflamator përmes forcimit të sistemit imunitar. Qëllimi është saktësisht të pengoni hiperaktivizimin e M1 që çojnë në efektin e citozinës, pra kur antitrupat sulmojnë sistemin imunitar dhe nuk e ndihmojnë atë. Për konfirmim të mëtejshëm, studimi i kontrolluar i rastit është zhvilluar në klinikën mikrobiologjike IRCCS San Martino në Xhenova. Pacientët me koronavirus në qendrat spitalore private atje i'u është planifikuar dhe konsumojnë një dietë ketogjenike me ushqim natyral mesdhetar.

Burimi:TheGuardian\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë