Shendet

A po “kërcënohen” rregullat e reja antiCOVID në Britaninë e Madhe nga varianti indian?

Ndaj Boris Johnson kishte një presion në rritje të shtunën e fundjavës për të rishikuar rregullat e reja antiCovid që do të njoftohen të hënën për shkak të kërcënimit që paraqiste varianti i i ri i Indisë.

Këshilltarët e tij dhe ekspertët e pavarur të shëndetit ngritën frikën se kjo situatë mund të çojë në rritje të shtrimeve në spital, veçanërisht nga të rinjtë.

Nga e hëna njerëzit do të mund të takohen në grupe deri në 30 veta në natyrë, ndërsa gjashtë persona ose dy familje do të mund të takohen në ambiente të mbyllura.

Pub-et, baret, kafenetë dhe restorantet do t’i “shërbejnë” klientëve edhe brenda.

Muzetë, kinematë dhe zonat e lojërave për fëmijë pritet të hapen  bashke me teatrot, sallat e koncerteve, qendrat e konferencave dhe stadiumet sportive.

Qëndrimet gjatë natës do të lejohen gjithashtu. Dasmat, pritjet dhe ceremonitë e tjera do të mbahen mes grupeve deri në 30 veta.

Ndërkohë nuk ka një numër kufizuar njerëzish për të marrë pjesë në funerale.

Por përballë këtyre masave lehtësuese, “The Guardian” shkruan se ekziston frika se varianti i ri i Indisë mund të shkaktojë një valë të tretë.

Profesori Andrew Hayward, një anëtar i task-forcës së qeverisë kundër viruseve të reja në zhvillim tha se masat lehtësuese do të shtonin numrat e infektuarve si pasojë e ndikimit nga varianti i Indisë dhe se të rriturit e rinj të pavaksinuar do të ishin më të rrezikuarit.

“Përfshirja e personave në ambiente të mbyllura me siguri do të rrisë transmetimin e variantit B.1.617.2 dhe në këtë fazë askush pastaj nuk mund të jetë i sigurt se sa”, tha ai.

Hayward shtoi se shumë njerëz do të përfundonin në spital nëse, do të vërtetohej frika që ai ka, se varianti indian do të provonte se është 40% më i transmetueshëm se variantet e mëparshme.

“Një rritje prej 20% e transmetueshmërisë nuk është një problem i madh;  por një rritje prej 40% do të ishte një problem i madh dhe mund të çonte në rritje të konsiderueshme të shtrimeve në spital. Një rritje e madhe e shtrimeve në spital ka të ngjarë të ketë pasoja të rënda për shërbimet shëndetësore”, paralajmëroi Hayward.

Ndërkohe një zëdhënes i qeverisë tha: “Ne kemi disa nga masat më të ashpra kufitare në botë. Ne morëm masa paraprake për të ndaluar udhëtimin nga India që në 23 Prill, gjashtë ditë para se ky variant të vihej nën hetim dhe dy javë para se të etiketohej si shqetësues. Ne që atëherë kemi përshpejtuar programin tonë të vaksinimit dhe kemi ndjekur një politike të zgjeruar lokale për të frenuar transmetimin. Para se India të vihej në listën e kuqe në Prill, çdokush që vinte në Mbretërinë e Bashkuar duhej të bënte test negativ dhe karantinë për 10 ditë. ”

Ndërkohë, një tjetër studiues, profesori Paul Hunter, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e Anglisë Lindore, tha: “Unë mendoj se kjo do të çojë në një rritje të infeksioneve dhe se tani po hyjmë në valën e tretë”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë