Lajme

A po cënon Trump sovranitetin e kombeve evropiane?

Pak ide janë po aq të shenjta në strategjinë ndërkombëtare të Presidentit Trump sa koncepti i sovranitetit kombëtar. Strategjia e tij e Sigurisë Kombëtare flet për një botë me kombe të forta, sovrane dhe të pavarura. Por koncepti i Presidentit Trump për sovranitetin nënkupton se Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë çfarë të duan pa marrë parasysh interesat e shteteve të tjera. Mëgjithatë, në realitet, kombet e tjera kanë të drejtën e sovranitetit po aq sa SHBA-ja.

Vendimi i Trump për të hedhur në erë marrëveshjen bërthamore me Iranin nuk është asgjë tjetër, përveçëse një sulm masiv mbi sovranitetin e shteteve të tjera, sidomos atë të Evropës. Presidenti amerikan ka paralajmëruar gjithashtu se planifikon të vendosë sanksione maksimale ekonomike, asnjëra prej të cilave nuk do të ndikojnë vërtet në biznesin ose aktivitetet e SHBA-së, por do të bllokojë të gjitha dyert e biznesit me Iranin.

Megjithate, sanksionet ndikojnë drejtpërsëdrejti në bizneset europiane. Menjëherë pas njoftimit, ambasadori i ri i SHBA-së në Gjermani nuk nguroi t’u jepte urdhër kompanive gjermane se si duhet të silleshin, duke u konsideruar si një sulm masiv ndaj sovranitetit të shteteve evropiane dhe Bashkimit Evropian. Kombet evropiane janë privuar nga e drejta për të vendosur mbi politikat tregtare nëpërmjet rregullave brutale nga një vend i huaj dhe gjoja miqësor. Kjo është krejtësisht e papranueshme jo vetëm nga pikëpamja evropiane por bie gjithashtu ndesh me deklaratat e Presidentit Trump. Ai po e detyron pak nga pak Evropën t’i përmbahet zbatimit të politikave më të cilat nuk është aspak dakort.

Megjithatë nuk është hera e parë që arrijmë në këtë pikë. Njëherë e një kohë, Shtetet e Bashkuara u përpoqën të zbatonin sanksione dytësore për kompanitë evropiane që bënin biznes me Kubën. Por BE-ja reagoi duke përdorur regullin e bllokimit, duke i ndaluar kompanitë evropiane të ndiqnin diktatet e Shteteve të Bashkuara. Për t’u dhënë fund mosmarrëveshjeve, Shteteve të Bashkuara iu desh të tërhiqeshin.

Ekonomitë evropiane me siguri mund të mbijetojnë edhe pa tregtinë me Iranin, por sovraniteti evropian vështirë se mund të mbijetojë me udhëzimert e reja nga Shtëpia e Bardhë. Në këto kushte, disa do t’i besonin BE-së rolin e aktorit më të madh sovran në politikat e jashtme dhe jo SHBA-së. Nëse arrijmë në këtë pikë, në Shtëpinë e Bardhë, ku shumica e këshilltarëve përçmojmë vazhdimisht përpjekjet e shteteve evropiane për të punojnë së bashku, do të derdhen shumë lot.

Përtej mosmarrëveshjeve të thella në politikat që lidhen me klimën, tregtinë dhe Iranin, do të ishte më e pamatur të nënvlerësoheshin dëmtimet afatgjata të marrëdhënieve transatlantike të shkaktuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Uashingtonit ndaj Europës. Nuk janë të paktë zërat që kërkojnë që Evropa të ngrihet për sovranitetin e saj edhe nëse kjo do të thotë të dalësh kundër Trump./Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë