Trend

A na spiunojnë celularët me mikrofon? Deklaratat e Cox Media Group po rihapin debatin

Ideja se telefonat celularë na dëgjojnë është e rrënjosur tashmë tek njerëzit dhe arsyet janë lehtësisht të kuptueshme. Psh, ne shohim një reklamë për kolltuqe në postimet e promocioneve në rrjetet tona sociale, në reklamat e YouTube ose në banderolën e një faqeje interneti dhe themi me vete: “Por ne dje në darkë folëm për idenë e ndërrimit të kolltukut. Atëherë celulari na dëgjoka vërtet! Gjithashtu sepse, është shumë e vërtetë, që jemi të rrethuar nga mikrofona: në shtëpi kemi disa nga telefonat inteligjentë, por edhe në shumë altoparlantë inteligjentë ( si Amazon Alexa, Google Assistant ose Apple Siri) tashmë të shitura, apo kamerat e sigurisë në shumë modele të televizorëve inteligjentë dhe gjithashtu në pajisje të tjera të lidhura në rrjet.

Megjithatë, fakti që smartphone na dëgjon dhe na regjistron duket si një legjendë e vërtetë urbane. Këtë e thonë shumë ekspertë të sigurisë kibernetike dhe disa kërkime për këtë cështje. Në vitin 2018, për shembull, një ekip studiuesish nga Universiteti Northeastern ekzaminuan mbi 17,000 nga aplikacionet më të njohura për një vit të tërë për të kuptuar nëse disa prej tyre ishin në gjendje të përdornin fshehurazi mikrofonin e telefonit për të kapur audio. Dhe rezultati ishte bosh: asnjë provë.

Pse po flasim përsëri për të atëherë? Sepse, falë faqes amerikane të gazetarisë investigative 404 Media, deklaratat e CMG (Cox Media Group) janë kthyer në qendër të vëmendjes, një konglomerat mediatik që bashkon një agjenci reklamash dhe media të ndryshme, veçanërisht stacione radio. CMG pretendon se ka akses në bisedat private të njerëzve, duke u mbështetur në të dhënat e mbledhura nga mikrofonat e pajisjeve të tyre (telefonat, televizorët dhe pajisjet e tjera) dhe se i përdor këto biseda personale për të krijuar reklama të sugjeruara


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë