Menaxhim

A mund të shtetëzohet një monopol si transporti publik?

Në vitin 1989, sektorit të transportit publik në Angli iu lejua të operonte lirisht në treg, përveç se në Londër.  Ata mendonin se konkurrenca që do të ngjallej nga një treg i lirë do të nxiste përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë së transportit.

Në një studim të një viti më vonë, profesori britanik Andrew Evans doli në konkluzionin se përpos disa rregullimeve, transporti publik është një monopol natyror dhe kurrësesi nuk mund të jetë në dorë të operatorëve private, plotësisht apo pjesërisht.

Nga një monitorim në tre qytete të ndryshme të Anglisë, kur transporti urban doli nga duart e shtetit, qarkulloi më shumë, por nuk përparoi. Eficenca e përdorimit të orareve ra, ndonëse u shkurtua ora e pritjes nga pasagjerët.

Operatorët nisën të bashkëpunojnë për vendosjen e çmimeve të njëjta dhe i rritën ato më shpejt se inflacioni. Çmimet nuk ndryshonin kurrë sipas distancës apo intensivitetit të pasagjerëve. Nuk pati rritje të kontrollove dhe numri i pasagjerëve u përgjysmua. Operatorët e rinj që hynë për herë të parë në treg nuk ndryshuan dhe nuk morën asgjë më shumë se sa ato të vjetrit. Gjatë periudhës 1-vjeçare të monitorimit u zbulua edhe se pati prezencë të mashtrimit dhe skemave.

Në mungesë të informacionit faktik, Evans supozoi që kostoja e përgjithshme dhe kosotoja operative u rritën me 20 cent për dy vite.  

Paralelisht, një situatë që ndodh në Shqipëri me transportin publik të privatizuar që nga hapja e ekonomisë së lirë.

Sipas Institutit Publik të Studimeve të Transportit  në Tiranë, në vendin tonë nuk mund të ketë flota mjetesh publike për të mos ndikuar në rritjen e shpenzimeve publike. Shqipëria bashkë me shumicën e vendeve të Europës Lindore dhe Japoninë kanë sistem të privatizuar të transportit publik, por nën monitorimin e shtetit. Me kërkesat dhe presionet e fundit nga Shoqata e Transportit Publik në Shqipëri, është hera e para që mundësohet operimi me laissez-faire të këtij sektori. Pra, vendimi nga vetë ata për përgjysminim e flotës pa asnjë lajmërim paraprak dhe presionin për rritjen e çmimit të biletës.

Më herët, rritja e çmimit të biletës së autobusave në vend ka ndodhur me vendim Këshilli Bashkiak.

Një sektor a biznes i rregulluar siç është transporti publik në Shqipëri, nuk ka lirinë të pezullojë apo ndalojë një shërbim të tillë pa miratimin e institucioneve kontrolluese dhe përbën shkelje ligjore. Por Ron Paul, ndër ekonomistët më të indinjuar rreth krijimit të hapësirave monopolistikë në ekonomi thotë:” Monopolet dhe kartelat janë krijime të qeverive, jo të tregjeve.”

Britania e Madhe është ndër pak vendet e Europës që e lejon transportin publik të rregullohet nga privatët plotësisht. Të gjitha vendet e Bashkimit Europian operojnë me transport publik të drejtuar nga autoritetet shtetërore.

Në përfundim të studimit të tij, Evans thotë se një treg i lirë i transportit publik është monopol dhe pozita monopolistike shfrytëzohet deri në degradime financiare. Monopol i tillë i cilësuar si monopol natyror duhet patjetër të jetë i kontrolluar nga shteti. Mbështetur edhe nga teoria primare e ekonomisë, “Monopoli rrit çmimet mbi koston margjinale dhe në humbjen e “deadëweight loss”, prishja e ekuilibrit të kërkesës dhe ofertës në një treg të lirë.

Ndoshta në momentin që në një sektor publik siç kemi transportin nuk ndërhyn asnjë dorë e padukshme, duhet të bëhen ndryshime të dallueshme. Në të gjitha mënyrat se si mund të operojë një subjekt monopolistik, konsumatori dëmtohet. Përveç rastit kur shërbimi subvencionohet dhe konsumatorëve nuk i duhet të mbajnë kostot e shërbimeve që nuk marrin apo dhe shërbim të reduktuar.

Britania e Madhe e mbajti të pandryshuar sistemin e operimit të transportit publik, ndonëse ishte ende pjesë e BE-së kur u vendos mosprivatizimi i tyre. Britanikët kanë ende pikëpamje ndryshe nga pjesa tjetër e kontinentit lidhur me këtë situatë. Ekspertët anglezë besojnë se interpretimi i rregullave në mënyrë ekstreme është eficente.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë