“Sapo kam dalë nga një izolim afatgjatë. A mund të jemi shokë?”…
Lidhjet apo takimet romantike nuk janë më ato që kërkojnë më shumë njerëzit që tani po dalin nga një izolim i gjatë për shkak të pandemisë. Në vend të kësaj, ata dëshirojnë miqësitë dhe grupet shoqërore, gjë që ju ka munguar vitin e kaluar.
Këtë e tregojnë aplikacione të tilla si Tinder dhe Bumble (BMBL.O), të cilat po fillojnë shërbime të reja të përqendruara plotësisht në krijimin dhe mbajtjen e miqve.
“Ka një trend vërtet interesant që ka ndodhur në hapësirën e lidhjes, e cila është kjo dëshirë për të pasur marrëdhënie platonike”, tha themeluesi dhe CEO i Bumble Whitney Wolfe Herd.
“Njerëzit po kërkojnë online miqësitë që i bënin offline”.
Kompania e saj po investon në ‘rubrikën’ Bumble BFF (miqtë më të mirë përgjithmonë) dhe përbënte rreth 9% të përdoruesve totalë aktivë mujorë të Bumble në Shtator 2020 dhe “rritet cdo herë ndërsa rritim fokusin tonë në këtë hapësirë”.
Ndërkohë Match, një tjetër aplikacion ka paguar 1.7 miliardë dollarë këtë vit për “Hyperconnect”, një aplikacion që lejon njerëzit të bisedojnë nga e gjithë bota duke përdorur përkthimin në kohë reale.
Të ardhurat e Hyperconnect u rritën me 50% vitin e kaluar, ndërsa Meetup, i cili ndihmon njerëzit me interesa të përbashkëta, ka parë një rritje prej 22% të anëtarëve të rinj që nga janari.
Fjala më e kërkuar e Meetup këtë vit ishte “miqtë”.
Shërbime të tilla miqësie kanë parë rritje të angazhimit të përdoruesve që kur filluan lehtësimet e kufizimeve për shkak të Covid-19. Në të vërtetë rrjetet e miqësisë si MeetMe dhe Yubo madje kanë tejkaluar disa aplikacione të njohura takimesh për sa i përket angazhimit ditor gjatë muajve të fundit, sipas firmës së hulumtimit të tregut Apptopia.
Jess Carbino, një ekspert takimesh në internet dhe ish-sociolog për Tinder and Bumble, thotë se izolimi shoqëror ka qenë “marramendës” për shkak të pandemisë, veçanërisht për beqarët që jetonin vetëm.
“Kjo i ka frymëzuar njerëzit të përdorin mjetet në dispozicion të tyre, përkatësisht teknologjinë, për të gjetur shoqëri dhe lidhje”.
Burimi: Reuters. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




