Studimi mbi 700 pacientë britanikë zbuloi se bërja e dy injeksioneve në një vizitë nuk përbënte asnjë rrezik për pacientët, madje të dyja bashkë prodhojnë një përgjigje më të fortë immune.
“Bashkë-administrimi i vaksinave në të njëjtën kohë shkaktoi vetëm efekte anësore “të vogla deri të moderuara”, thanë studiuesit.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli ka thënë se kanë filluar ti bëjnë të dyja vaksinat tek njerëzit që kanë probleme shëndetësore dhe tek ato që duan të udhëtojnë.
Gjithashtu njerëzit në të 70-at e tyre kanë të drejtë për një vaksinë të vetme të herpesit, të dhënë së bashku me vaksinën e gripit ndërkohë që ekspertët kanë filluar të testojnë kombinime të tjera të vaksinave, në rast se ato bëhen më pak efektive kur jepen së bashku ose kanë efekte anësore të rënda.
Studimi synonte të përcaktonte nëse ishte e sigurt të jepeshin të dyja vaksinat në të njëjtën kohë dhe nëse kishte ndonjë efekt anësor.
Midis prillit dhe qershorit, ata i dhanë dozat e dyta të Covid-19 dhe një nga tre vaksinat e gripit 679 të rriturve nga 10 vende në Angli dhe Uells, të cilët tashmë kishin marrë dozën e parë të Pfizer ose AstraZeneca.
Grupi i parë prej 340 personash morën dozën e dytë të Covid dhe vaksinën e gripit në të njëjtën kohë.
339 pjesëmarrësve të mbetur iu dha doza e dytë e vaksinës së koronavirusit në vizitën e tyre të parë dhe një vaksinë gripi në vizitën e tyre të dytë.
Studiuesit, të udhëhequr nga një ekip në Universitetin e Bristol, monitoruan pacientët për gjashtë javë.
Rezultatet u botuan si një studim i papërfunduar pasi duhet të shqyrtohet nga kolegët e tyre shkencëtarë.
“Nuk ka asnjë arsye mjekësore ose imunologjike që njerëzit të mos i bëjnë të dyja vaksinat në të njejtën kohë”, thanë studiuesit.
Peter English, ish-kryetar i Komitetit të Mjekësisë të Shëndetit Publik BMA i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha se logjistika e vaksinimit të një numri të madh njerëzish kundër gripit dhe Covid do të ‘thjeshtohej shumë’ nëse vaksinat jepen njëkohësisht.
Kjo ndodh sepse bashkë-administrimi është “shumë më i thjeshtë dhe më i përshtatshëm për pacientin”, vuri në dukje ai.
“Ne nuk kemi menduar ndonjëherë se do të ishte problem por gjithsesi ky studim na bindi më shumë edhe në rast se do të përkeqësohet situate duke qenë se po afron edhe dimri, bërja e të dy vaksinave në të njejtën kohë është shumë e vlefshme”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje