Politike

‘A ka një krisje me Ilir Metën?’, Berisha: Çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nëse ka një krisje mes tij dhe kreut të PL-së Ilir Meta, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do dalë me siglën e tij.

Në përgjigje gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet.

“Ilir Meta është një i burgosur politik. ASHM ishte një aleancë për zgjedhjet e 11 majit.

Ilir Meta është një i burgosur politik. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore ai është një i burgosur politike. Ky është mendimi ynë.

Pastaj për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet. Kjo aleancë vetëkuptohet që ishte një aleancë për këto zgjedhje“-u shpreh Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë