Nga Ross Clark* -Dërgimi i azilkërkuesve në Ruanda, do të ishte një dhunim moral. Këtë e dimë sepse ministrat laburistë e thonin gjithë kohën kur qeveria tjetër donte ta bënte.
Fatmirësisht ka një alternativë më etike: T’i dërgojmë në Shqipëri. Diçka që Keir Starmer po konsideron, pas një takimi me homologen italiane, Giorgia Meloni, qeveria e së cilës ka reduktuar ndjeshëm varkat me emigrantë gjatë vitit të shkuar.
Starmer tha se ai ishte “i interesuar” për të parë se si do të zhvillohet skema në Shqipëri nga qeveria italiane.
Ky është një shembull konkret se si një qeveri propozon masa të njëjta më ato që ka dënuar më herët.
Kur Rishi Sunak po bashkëpunonte me Melonin për një raport vitin e shkuar, ajo ishte një neo-fashiste dhe papritur u bë një lidere e respektuar me ide që na ndihmojnë.
Në këtë politikë ka dhe një tjetër hipokrizi – një vend me europianë të bardhë është i besueshëm, ndërsa një vend afrikan jo.
Ministrat laburistë argumentojnë se skema e Shqipërisë është ndryshe nga ajo e Ruandës. Ata mund të thonë se, në rastin e parë, azilkërkuesit do të kenë një shans të kthehen në Britani nëse aplikimet janë të suksesshme, ndërsa në rastin e dytë ata do të duhej të qëndronin në Ruanda. Megjithatë, ky është një dallim akademik nëse jeni një refugjat i vërtetë që po ikën për të shpëtuar jetën tuaj. Në fund të fundit, sistemi i azilit supozohet të funksionojë në bazë të faktit se ju kërkoni strehim në vendin e parë në të cilin futeni.
Rregulli i qeverisjes është ky: idetë e konservatorëve janë të gabuara, por versionet e laburistëve janë në rregull.
Megjithatë, një qeveri laburiste ka një avantazh kur bëhet fjalë për një politikë si dërgimi i azilkërkuesve jashtë shtetit. Opozita zyrtare – pra konservatorët – nuk ka gjasa të jenë kundër. Opozita kryesore me siguri do të vijë nga brenda Partisë Laburiste. Por me një shumicë prej 170, kjo nuk ka rëndësi.
*Ross Clark, kolumnist i Spectator.uk
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.