Kuriozitete

A ka arritje më të madhe në mjekësi se anestezia?

Nga të gjitha arritjet në mjekësi anestezia është konsideruar nga mjekët si një ndër gjetjet më të veçanta dhe të mëdha në botë. Në një anketë të fundit të kryer nga “PubMed” një ueb online që publikon gjetje shkencore të ndryshme mbi mjekësinë tregon se mjekët kudo në botë e kanë cilësuar anestezinë si një ndër gjetjet më të mëdha shkencore në mjekësi.
Në vitin 1846 një nga frikët më të mëdha të njerëzimit, dhimbja e operacionit, u eliminua dhe për këtë i detyrohemi William T.G. Morton. Një dentist i ri në Boston, Morton kishte qenë në kërkim të një agjenti më të mirë se ai që ishte përdorur nga shumë dentistë: oksid azoti. Me këmbënguljen e Morton të nxitur nga entuziazmi i zbulimit ai dhe kirurgu i njohur në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, John Collins Warren, bënë histori më 16 tetor 1846 me procedurën e parë të suksesshme kirurgjikale të kryer me anestezi. Morton i kishte provuar botës vetvetiu se eteri është një gaz që kur thithet në dozën e duhur, siguron anestezi të sigurt dhe efektive. Një nga pajisjet e para ishte një tub endotrakeal që u përdor si pajisje anestezike u krijua nga pediatri Joseph O’Dwyer. Shtimi i një provëze në tub i atribuohet shkencëtarëve Arthur Guedel dhe Ralph M. Waters në 1932. Kjo shtesë papritmas i dha pajisjes aftësinë për të siguruar ventilim me presion pozitiv.

Anestezisti Chevalier Jackson promovoi laringoskopin e tij dore për futjen e tubave endotrakeale dhe u bë një produkt shumë i shitur. Teknika e përparimit e laringoskopisë direkte të Robert Reynolds Macintosh erdhi pasi u emërua profesor i anestetikës në Universitetin e Oksfordit në 1937. Ai ishte i pari që përshkroi vendosjen rutinore të majës së laringoskopit të tij të ri-dizajnuar në valvula e cila vendoset në buzë dhe eteri shkon direkt në laring. Më pas metodat e anestezisë së avancuar dhe u krijua “Propofol”, i prezantuar klinikisht në vitin 1977, demonstroi shumë efekte pozitive. Para tetorit të vitit 1846, operacioni dhe dhimbja ishin sinonime, por jo më pas. Ndërsa hymë në epokën e informacionit, ku infrastruktura e mjekësisë së bazuar në prova dhe fusha më të reja të gjenetikës, transplantimit, radiologjisë së imazheve dhe madje edhe qelizave burimore u integruan shpejt në mjekësi, ekspertët mund të parashikojmë një të ardhme të shkëlqyeshme në progresin që do të bëhet në anestezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë