E dashur Carolyn: Unë jam një grua e martuar me dy djem të moshës fillore. Shpesh herë jam e detyruar të bëjë shumë gjëra në të njëjtën kohë për t’i ndihmuar ata të tre, dy djemtë dhe burrin. Për fëmijët është e kuptueshme, po burri? Kohët fundit jam ndjerë shpesh herë e lodhur nga kjo pjesë. E detyruar për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë, punën time, dhe gjithçka tjetër që duhet bërë në shtëpi dhe për fëmijët, dhe mbi të gjitha duke kapur ritmin e kohës. Shpesh herë ndjehem shumë më mirë kur nuk i kam ata përreth. E di që kjo që mendoj është e tmerrshme, por është e vetmja pjesë që gjej qetësi kur jam pa ata. Kush do të donte një jetë pa familjen e saj përreth? Unë duhet të ndjehem me fat. Shpesh herë mendoj se kjo është një ndjenjë që është kalimtare, dhe mendoj që është normale që të gjitha gratë më fëmijët të vegjël, nga lodhja mund të kalojnë edhe ndonjë krizë të tillë, apo vetëm jeta ime është në krizë. A është kjo një faze kalimtare, apo jam unë nënë e keqe?

Përgjigje:Çdo grua e punësuar, nënë me fëmijë të vegjël, them se e kalon një fazë të tillë në jetën e saj. Është një periudhë kur një grua vetëm jep nga vetja e saj, duke marrë në këmbim lodhje dhe mundim. Kjo është diçka për të cilën nuk duhet të krijoni panik me vetën, ndonëse shpesh herë, sjellja e bashkëshortit që kërkon gjithçka nga ju, pa ju ndihmuar në asgjë të vetme, mund të zgjojë një ndjenjë inati tek ju. Ju sigurojë që kjo është situatë kalimtare, por kjo situatë mund të kalojë vetëm me qëndrimin tuaj.
Nuk ka asgjë të gabuar në atë që mendoni ju. Jeta jote është jashtë bilancit. Kjo nuk ka të bëjë me moshën e mesme ose me të qenit nënë e keqe ashtu siç përmendet ju. Çdo njeri ne jetën e tij ka nevojë për qetësi, për të qëndruar me veten, për t’u shkëputur nga të gjitha angazhimet dhe përgjegjësitë që ka një njeri. Unë nuk ju ngushëlloj me fjalët se të gjithë gratë e kalojnë këtë periudhë. Jo! Ju duhet të kërkoni më shumë përgjegjësi ndaj burrit, nuk mund të bëni heroin e familjes, për gjërat që janë detyre e përbashkët e çiftit që të bëhen. Unë ju them që kjo që ndjeni ju është normale dhe kalimtare, t’i e dëshiron familjen tënde, thjeshtë zemërimi dhe lodhja janë gjërat e vetme që ju ngelin ndonjë herë pas një ditë të mundimshme. Niseni si fillim me ndryshime të vogla, sepse ju mund t’i bëni ato menjëherë dhe të shihni nëse ato ofrojnë lehtësime. Ju mund të punoni në rrugën tuaj për të bërë ndryshime më të mëdha vetëm pasi të jetë e qartë që ju duhet t’i bëni ato. Gjithashtu, organizoni jetën tuaj në dy kolona, çfarë jeni në gjendje të bëni dhe çfarë nuk bëni dot? Flisni këto gjëra me bashkëshortin tuaj, nuk duhet t’i mbani gjërat vetëm për vete. Secili nga ju duhet të marrë përgjegjësitë për ta bërë ngarkesën më të lehtë. Gjithashtu stërvitini fëmijët tuaj për të bërë punë të lehta. Është e shëndetshme për ata.
*Carolyn Hax, psikologe
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




