Trend

A është ky fundi i takave të larta?

Gjatë pasarelave të fundit të shtëpive të modës nga vende të ndryshme, kemi vënë re një detaj tepër të rëndësishëm. Tashmë takat e larta kanë “humbur”. Stilistët po i kombinojnë veshjet e ndryshme klasike në me atlete. Pikërisht kjo ishte një nga ndodhitë më të veçanta në pasarelën e fundit nga Versace Cruis. Veshjet e tij ishin të kombinuara me atlete të cilat një palë kushtonin rreth 3.000 euro dhe u deshën 30 orë për ti krijuar. Por, ndërkohë që kjo zgjedhje ishte e çuditshme, gjithashtu përfaqësoi një hap radikal në fushën e modës.
Stilistët janë duke sjellë një frymë të re në botën e modës, duke krijuar gjithmonë më shumë modele të çuditshme. Ishte pikërisht Chanel shtëpia e parë e modës që solli kombinimet klasike te veshjeve dhe takave të larta përpara shumë vitesh dhe që prej asaj kohe, dukej sikur ky fenomen kishte arritur në një pikë pa kthim. Dukej se në të gjitha pasarelat e modës ishte përcaktuar kodi i takave të larta.

Por, që prej asaj kohe stilistët duket se janë “çmendur”, pasi shumica e tyre kanë kërkuar nga markat sportive Nike dhe Addias një sërë linjash që do t’i përdornin, vetëm në pasarela duke i bërë kështu ata të parët të cilët do të nisin këtë ndryshim.
Një ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë fenomen, janë edhe postimet e ndryshme të Instagramit nga aktorë e këngëtarë të ndryshëm. Shumë prej tyre kanë krijuar stilin e ri, ku veshjet klasike i kombinojnë me atlete të ndryshme. Duket se markat më të pëlqyera janë Luis Viton, dhe Balenciaga, të cilat fillojnë me çmime të ndryshme nga 600 paund deri në 1000 paund, në varësi të modeleve.
Edhe sportistja Serena Williams kishte veshur atlete në ceremoninë e dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle me fustanin e saj të gjatë Valentine. Ndërkohë që stilistët në dekadat e më parëshme do ta cilësonin këtë gjë si një kombinim të papërshtatshëm. Përgjithësisht aso kohe kodi i veshjes i kishte bërë stilistët të ishin më të qetë për atë që do të krijonin, por tashmë nuk ka më një rehati të tillë. Ata duhet të mendojnë për krijimin e një fustani, që do të përshtatët bukur edhe me atlete.

“Tashmë nuk po shohim më takat e larta të markave të ndryshme në këmbët e personazheve televizivë apo edhe njerëzve të thjeshtë. Së bashku me to po largohet edhe ideja seksiste dhe diskriminuese që gratë duhet të vishen serioze në zyra” tha përfaqësuesi i shtëpisë së modës Lyst, Morgane Le Caer
Gjithashtu edhe Lucia Savi, përfaqësuese e muzeut të artit dhe dizajnit Victoria&Albert, u shpreh se atletet luksoze, po shënojnë një pikë kthese në historinë e modës, duke i bërë veshjet më gjithëpërfshirëse.

Takat e larta kanë qenë pjesë që prej sistemeve patriarkale mbretërore. Për herë të parë ato janë veshur nga burrat dhe kanë qenë një simbol për të treguar lartësinë e një mashkulli. Historia e tyre nisi që kur u përdorën nga mbretër të ndryshëm në Europë në fund të shekullit 16. Shoqëruar nga idetë europiane dhe forca ushtarake e Perisise, takat u adoptuan me entuziazëm nga burrat dhe më vonë u veshën edhe nga gratë dhe fëmijët. Luigji XIV i cili sundoi Francën, ishte një ndër influencuesit e parë për përdorimin e takave. Këpucët e tij ishin të zbukuruara, ishin të përshtatura për çdo tendosje fizike, duke theksuar kështu statusin e tij të fuqishëm.
Por, në vitet pasardhëse askush nuk do të mund të përfytyronte, një mashkull mbi taka.

“Këpucët me taka të larta tregojnë një femër me ambicie, prandaj ato i shohim kudo nëpër evenimente të ndryshme botërore,” shkroi Summer Brennan, në librin e saj “Taka të Larta” të botuar në këtë mars.
Natyra e paqëndrueshme e tendencave të modës, ka bërë të mundur që hijet e stilistëve tashmë të kthehen në anën e kundërt. Ndoshta është vërtet e habitshme, por ka pasur shenja se stilistet e ndryshëm të modës, tashmë po largohen nga trandet tradicionale për tu zëvendësuar nga veshjet të përshtatura me thjeshtësinë.
Demna Gvasalia, drejtori kreativ i kompanisë Balenciaga, ishte një ndër të parët që ktheu stilin e veshjeve klasike me atlete. Fillimisht ai e prezantoi këtë ide të tij në koleksionin vjeshtë-dimër të vitit të kaluar.
Ideja e takave të larta ka sjellë një sërë ngjarjesh të cilat mbahen mend edhe sot, nga stilistët e ndryshëm. Në vitin 2016, Nicola Thorp, një recepsioniste në Mbretërinë e Bashkuar, u pushua nga puna sepse nuk pranonte të mbante veshur taka të larta. Aso kohe kjo ngjarje u shndërrua në një skandal të madh, duke bërë që më shumë se 150.000 njerëz në mbarë botën të nënshkruanin një peticion, për të krijuar një ligj i cili do të ndalonte taka në kodin e veshjes në punë dhe rrjedhimisht, një hetim parlamentar në Mbretërinë e Bashkuar për kodet e veshjes seksiste. Deri më tani ligji nuk është ndryshuar.

Takat e larta gjithashtu janë pjesë e kodit të veshjes edhe për yjet që kalojnë në tapetin e kuq. Por, kjo gjë nuk është pëlqyer prej kohës nga disa aktore të cilat ishin pjesë e peticionit. Në vitin 2018 aktorja Kristen Stewart, hoqi takat duke përshkruar tapetin e kuqë pa këpucë në shenjë proteste.


Për analistin e modës Beth Goldstein, kjo mënyrë e modës e cila po praktikohet në kohët e sotme është një kontekst formal i një ndërrimi afatgjatë për sa i përket kodit të veshjes. Sipas tij tashmë atletet janë një forcë e madh që po vë në lëvizje të gjithë tregun. Ndërsa, drejtoresha e Matech Fashion, një linjë dyqanesh në mbarë botën, shprehet se tashmë njerëzit po kërkojnë të ndjehen më rehat.
Marka të ndryshme tashme kanë ndryshuar ide, duke u bërë pjesë e trendeve të reja. Sipas ekspertëve të modës, ndoshta pika kryesore është mënyra se si të përshtatim rehatinë me të bukurën. Ata shprehen se në vend që të përkufizojmë se cilat janë më të mira nga takat e larta apo atletet, fillimisht duhet të “zhvishemi’ nga prirjet shoqërore për të pasur, një kod veshje edhe për këpucët. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë