Jete & Stil

A është kjo pajisje një zgjidhje për gjendjen e ankthit?

Një pajisje për frymëmarrjen është zhvilluar për të trajtuar gjendjen e panikut duke shkaktuar simptoma të tilla si një rrahje zemre të shpejtë, dhimbje gjoksi, etj. Pajisja, e cila duket si një inhalator pajisja që përdoret nga astmatikët, po testohet në dy prova klinike në ShBA me pacientë që vuajnë nga gjendja e ankthit.

Trajtimet aktuale për gjendjen e ankthit përfshijnë këshillimin dhe mjekimin  zakonisht me antidepresantë selektivë të frenuesit të rimarrjes së serotoninës (SSRI) ose një ilaç anti-epilepsi siç është pregabalin, i cili mendohet se funksionon duke ulur nivelet e glutamatit kimik të trurit.

Por efektet anësore të mundshme kanë nxitur një kërkim për trajtime pa ilaçe. Qasja e re bazohet në të kuptuarit se si trupat tanë reagojnë ndaj stresit dhe ngjarjeve që rrezikojnë jetën. Kur ndihemi të kërcënuar, sistemi ynë nervor zgjohet duke çliruar energji për të përgatitur trupin për veprim. Kjo rrit rrahjet e zemrës dhe dërgohet gjak shtesë në muskuj. Si pjesë e kësaj gjendje, frymëmarrja bëhet më e shpejtë kështu që nevojitet më shumë oksigjen. Sapo të mbarojë rreziku, sistemi nervor kthehet në normalitet. Por në sulmet e panikut dhe stresin akut, trupi mbetet në gjendje të vështirë. Kjo shkakton një nxitim të simptomave intensive mendore dhe fizike. Njerëzit të cilët kanë pësuar një sulm në zemër mund të përjetojnë simptoma të ngjashme. Ushtrimet e frymëmarrjes rekomandohen nga mjekët si për ankthin ashtu edhe për stresin, por një nga sfidat është koha e duhur kur i trajton këto gjendje. Pajisja është me bateri dhe ka formë dhe madhësinë e një aparati që përdoret nga astmatikët nxit njerëzit të kryejnë ushtrimet e frymëmarrjes më shpejtë.. Pajisja gjithashtu mund të çlirojë aroma që e relaksojnë personin që e përdor. Në një provë në Lenox Hill Hospital, New York, 35 pacientë me çrregullime paniku po trajtohen me pajisjen. Simptomat e ankthit, të tilla si mungesa e frymëmarrjes, janë të njëjta pavarësisht nga shkaku.

“Kjo pajisje duket të jetë një ide vërtet e mirë por duhet të përdoret së bashku me terapinë e të folurit dhe trajtimet e tjera për gjendjen e ankthit,” shpjegojnë ekspertët në Klinikën Mayo në SHBA që po e përdorin pajisjen tek pacientët.

Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë