Nga Gazeta “SI”– “Dita Botërore e Fotografisë” është caktuar data 19 gusht dhe është dita kur qeveria franceze bleu patentën për procesin daguerreotype në vitin 1839 . Louis Daguerre e zhvilloi këtë proces revolucionar fotografik, i cili më pas iu ofrua falas botës përmes patentës.
Ndryshe nga fotografitë moderne, daguerreotypet realizoheshin në pllaka metalike të ngurta. Ishte sistemi i parë i suksesshëm komercial i fotografisë. Për shumë fotografë, kjo ishte pika e kthesës dhe hapi drejt krijimit të shumë llojeve të fotografisë.
Procesi daguerreotype është një proces fotografik që krijon imazhe shumë të detajuara mbi një pllakë bakri të veshur hollë me argjend. Në këtë ditë, pjesëmarrësit inkurajohen të ndajnë një foto të botës së tyre, e cila mund të jetë çfarëdo që fotografi zgjedh.
Në vitin 1839, u shpikën dy proceset e para fotografike komercialisht të praktikueshme: Daguerreotipi i Louis-Jacques-Mandé Daguerre dhe procesi negativ-pozitiv i William Henry Fox Talbot. Ato u paraqitën kryesisht si mënyra për të prodhuar regjistrime praktike të botës. Nga të dy, Daguerreotipi ishte më i popullarizuar për disa dekada, kryesisht për shkak se procesi i Talbot ishte i kufizuar nga patentat. Përmirësimet në metodën e Talbotit e bënë më pas Daguerreotipin të pavlefshëm .

Portretet ishin një nga faktorët kryesorë për pranimin e hershëm të kamerave. Po si atëherë, ashtu edhe sot, njerëzit e shijonin mundësinë për të pasur fotografi të miqve, të dashurve dhe paraardhësve të tyre. Piktura e portretit ishte e mundur vetëm për aristokratët dhe të pasurit. Në shekullin e 18-të, u zhvilluan disa alternativa të lira, si silueta, një përfaqësim i konturit të një individi, zakonisht e prerë me dorë nga një artizan në letër të zezë.
Daguerreotipi ofronte një mënyrë ekonomike për të krijuar një portret realist. Ai ishte shumë i ngadaltë dhe kërkonte që të mbaheshin kokat e subjekteve të fiksuara në vend për disa minuta, me një mbajtëse koke, ndërsa subjekti rrinte i palëvizur në karrige. Megjithatë, shumë studio daguerreotipi u hapën dhe u bënë të zakonshme ndërsa teknologjia përmirësohej, dhe shumë portretistë kaluan në këtë teknologji të re.
“A është fotografia art?”
Artistët dhe kritikët debatuan për shumë dekada nëse fotografia është art. Tre përfundime kryesore dolën nga ky debat.
Së pari, shumë njerëz besonin se fotografia nuk mund të ishte art, sepse ajo ishte krijuar nga një makinë dhe jo nga krijimtaria njerëzore. Që nga fillimi, artistët ishin të përbuzur ndaj fotografisë dhe e shihnin atë si një kërcënim për “artin e vërtetë.” Edhe në prezantimet e para të vitit 1839, piktori klasik Paul Delaroche thuhet shpërtheu me fjalët “Nga sot, piktura është e vdekur!” Dy dekada më vonë, poeti Charles Baudelaire shkruante, në një rishikim të Salonit të vitit 1859:
““Po të lejohet që fotografia të plotësojë artin në disa prej funksioneve të tij, ajo do ta zëvendësojë ose do ta korruptojë krejtësisht, falë budallallëkut të shumicës, që është aleati i saj natyral.”

Gjithsesi arritjet e fotografëve të kohës e bënë gjithnjë e më të vështirë mohimin e kontributeve artistike të fotografisë e cila kulmoi me “Ekspozitën e Buffalo-s,” të organizuar nga Alfred Stieglitz në Galerinë “Albright: në Buffalo, NY, ekspozita e parë fotografike në një muze arti amerikan, në vitin 1910. Fotografia u vulos si një formë arti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



