Njerez

A është dashuria thjesht një reaksion kimik?

Ndjenjat romantike janë një koncept i ndërlikuar i reaksioneve kimike sipas gjetjeve psikologjike. Shpesh kemi dëgjuar miqtë të thonë, “kam rënë kokë e këmbë në dashuri”. Disa psikologë shpjegojnë se dashuria nuk është gjë tjetër se sa një përzierje e kimikateve si feromones, dopamine dhe oksitocini, disa përbërës kimik që janë në trurin e njeriut. Por, kjo hera herës duket e pabesueshme. Thelbi i dashurisë, të paktën i dashurisë pasiononte, nga psikologët zbulohet në një grafik shumë të thjesht , “ne biem në dashuri dhe nuk e kërkojmë dashurinë, sepse shpesh herë na ndodh ta pëlqejmë një njeri që kur e shikojmë për herë të parë dhe duam që të jetë i afërt në çdo aspekt".
Parashkev Nachev profesor i Neurologjisë në Britani, shpjegon se dashuria është e bukur, e pa rezistueshme, ajo na kontrollon më shumë ne, se sa ne e kontrollojmë atë. Kur mendojmë se jemi në dashuri ne bëhemi shumë impulsiv dhe nuk mund të mendojmë shumë se çfarë shpjegimi ka shkenca për këtë ndjenjë. Përgjithësisht, njerëzit mendojnë se personat që ata duan i kanë goditur me shigjetën e Kupidit, e kështu për ta dashuria është thelbësore. Megjithatë dashuria për shkencën nuk është kaq e ndjerë. Fermomonet e seksit, kimikate të krijuara për të transmetuar gatishmërinë riprodhuese, shpesh mendohet të jenë elementët kryesorë në një pëlqim. Është e çuditshme si ide, por ky kimikat luan një rol të rëndësishëm edhe në komunikimet e insekteve dhe kafshëve.

Por nëse një kimikat mund të sinjalizojë një tërheqje seksuale, çfarë ndodh me ndjenjat e tij sipas shpjegimit shkencor?
Është pikërisht kimikati i quajtur Oksitocina neuropeptide, e përshkruar shpesh si një “hormon lidhës” dhe i njohur për rolin e tij si një ndikues në kontraktimet e mitrës, ka një rol të madh edhe në këtë pjesë. Bllokimi oksitocinës prish lidhjen në çifte, pasi mos aktivizimi i saj bën që çiftet të mos shprehin dot emocionet e tyre. Gjithashtu, në të kundërt aktivizimi i këtij kimikati bën që ju të shprehni ndjenjat më lehtësisht. Por nuk është e vërtetuar se oksitocina është thelbësore për dashurinë. Sigurisht, edhe nëse identifikohet se dashuria është e varur nga një substancë e tillë në tru, çdo mesazh kimik ka nevojë për një marrës. Atëherë, si është përçuar identiteti “ i të dashurit” duke pasur parasysh që asnjë molekulë e vetme ndoshta nuk jep një shpjegim të sakt?
Pra nuk mund të supozojmë se neuroshkenca ka një shpjegim për emocionin “kam rënë kokë e këmbë në dashuri”

A kemi nevojë për më shumë eksperimente?
Shkencëtarët do të përgjigjeshin “po”. Por kjo nuk do të thotë se dashuria, nuk është e thjeshtë vetëm duke qenë se nuk ka një përshkrim mekanik për të. Dashuria nuk është një “uniformë” që e veshin të gjithë, pasi jo të gjithë jemi të drejtuar pas një karakteristike të vetme. Tërheqja universale, tregon se vendimet e një personi të dashuruar janë komplekse dhe është aparati nervor që e bën këtë gjë.
Ndërsa kështu shpjegojmë pse tërheqja ndaj dikujt është komplekse, nuk shpjegojmë pse çdo gjë ndodh kaq instinktivisht dhe spontanisht kur e ndjejmë veten të dashuruar. Parashkev Nachev, shpjegon se nuk është nevojë e madhe të kuptosh bazat e dashurisë dhe e vetmja gjë që njerëzit bëjnë shpesh herë është “gjetja e mënyrave për t’i treguar personit të zemrës se e duan”.

Është gjithashtu një gabim të mendosh instinktin si të thjeshtë dhe inferior ndaj diskutimit për dashurinë. Në fund të fundit nëse mekanizmat nervorë të dashurisë do të të ishin thjesht reaksione kimike, ju do të ishit në gjendje të nxisni dashurinë me një injeksion ose ta hiqni ata nga mendja juaj. Logjika e ftohtë dhe evolucionare e bën këtë gjë të pamundur. Nëse dashuria nuk do të ishte e ndërlikuar, bota kurrë nuk do të kishte evoluar.
Thënë me fjalë të tjera, ne shpesh mendojmë se dashuria si gjithë mendimet, emocionet dhe sjelljet tona mbështetet në proceset fizike në tru, një ndërveprim shumë i ndërlikuar i tyre. Por, të thuash që dashuria është "thjesht" kimia e trurit është si të thuash Romeo dhe Xhuljeta janë i njëjti njeri. Si arti, edhe dashuria është më shumë se sa disa elementë kimikë.
Kështu që ju të cilët keni fatin të jeni “të dashuruar” duhet ta lini veten të lirë. E nëse do të përfundoni të lënduar, mendoheni se reaksionet në tru nuk kanë funksionuar. Nuk ka shkencë për diçka të komplikuar./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë