Një mision i ri ka nisur në Angli: Të përcaktohet me siguri absolute nëse varianti i ri i Covid-19 mund të ndalet nga vaksinat. Detyra iu besua shkencëtarëve nga Porton Down, në një laborator ushtarak të fshehtë që dy vjet më parë u bë i njohur për çështjen “Skripal”.
Atë kohë, ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan nga agjenti nervor Novichok në Salisbury, qyteti ku ata banonin.
Edhe atëherë, autoritetet britanike caktuan hetimin për substancën e përdorur për të eliminuar ish-spiunin rus te specialistët e Porton Down.
Laboratori ndodhet afër Salisbury, qyteti ku jetonte Skripal, në qarkun anglez të Wiltshire.
Dhe është ai vendi ku virologët nga Ministria Britanike e Mbrojtjes duhet të përpiqen t’u përgjigjen tre pyetjeve rreth llojit më agresiv të koronavirusit që është shfaqur në Anglinë jug-lindore, për shkak të së cilës Evropa ka mbyllur edhe fluturimet ajrore.
Pyetjet janë: Pse e ashtuquajtura “variant britanik” përhapet më shpejt (70 përqind më shpejt, sipas Sekretarit të Shëndetësisë Matt Hancock);
Pse është bërë mbizotërues i virusit; dhe nëse ky mutacion mund të bllokohet me vaksinat e aprovuara apo ato të tjera në pritje për të luftuar pandeminë.
Hetimi shkencor, shkruan Daily Mail, ka një emër të koduar: “Human Challenge” dhe do të duhen dy javë për të marrë të gjitha përgjigjet.
Megjithatë, siç raporton BBC, operacioni përmban pasiguri të mëdha dhe një numër i madh pyetjesh dytësore duhen shqyrtuar.
Në të njëjtën kohë, viruset vazhdimisht ndryshojnë dhe për këtë është e nevojshme të kuptohet si ndryshon edhe sjellja e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.