Shkencë

A e ka arritur truri i njeriut limitin e vet?

Çfarë është inteligjenca? Kjo duket si një pyetje direkte me një përgjigje direkte – fjalori anglez nga Oksford e përcakton si “kapaciteti për të kuptuar”-  po ky përcaktim po humbet kuptimin në botën tonë moderne.

Çfarë ndodh nëse nëse shkalla në të cilën ne mund ta zbatojmë praktikisht atë kapacitet po zvogëlohet? Provat që diçka e tillë po ndodh me intelektin human po rriten, të paktën që në fillim të kësaj dekade. Askush nuk e kundërshton që themeli biologjik i trurit tonë ka ndryshuar në një kohë të shkurtër. Sipas disa testeve, kapaciteti i njeriut për të arsyetuar dhe zgjidhur probleme ka kulmuar në 2010-2012 dhe që atëherë vetëm ka rënë.

Kur u publikua raundi i fundit i analizave nga PISA, testi ndërkombëtar i standardeve të OECD-së për performancën e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe teste shkencore, u argumentua se rënia lidhje me pandeminë, por ishte një maskë për një përkeqësim që kishte nisur më herët.  Edhe në këtë testim, kulmi i performancës ishte në 2012-n dhe nisi të reduktohet deri në 2018-n dhe sigurisht u dëmtua më tej gjatë pandemisë.

Ka pasur jashtëzakonisht pak kërkime të qëndrueshme afatgjatë mbi vëmendjen njerëzore ose kapacitetin mendor, por çdo vit që nga vitet 1980, studimi Monitoring the Future i pyet 18-vjeçarët nëse kanë vështirësi të mendojnë, të përqendrohen apo të mësojnë gjëra të reja.

Maturantët që pranuan se kishin vëhstirësi ishin të paktën midis viteve 1990-2000, por një rritje e fortë ndodhi në 2010-n e tutje. Kjo pikë kthimi ka një rëndësi historike, sepse është periudha kur ne u përballëm me një revolucion të ri; infomrmacioni dhe rrjeti virtual.

Një pjesë e asaj që shikojmë ka të ngjarë të jetë rezultat i tranzicionit të vazhdueshëm larg tekstit dhe drejt medias vizuale – zhvendosja drejt një shoqërie “pas-shkollimi” e shpenzuar në mënyrë obsesive në ekranet tona. Rënia e leximit është sigurisht reale – në vitin 2022 pjesa e amerikanëve që raportuan se kishin lexuar një libër vitin e kaluar ra nën gjysmën.

Një shifër shqetësuese është ajo e të rriturve që janë të paaftë për të përdorur arsyetimin matematik dhe vlerësimin e narrativave, 35% vetëm në SHBA.

Pra, jemi përballë një erozioni të kapaciteti mendor të njeriut.

Shumica e diskutimeve rreth ndikimeve shoqërore të mediave digjitale përqendrohen në rritjen e telefonave inteligjentë dhe mediave sociale. Por ndryshimi në kapacitetin njerëzor për mendimin e fokusuar përkon me diçka më themelore: një ndryshim në marrëdhënien tonë me informacionin. Ne kemi kaluar nga faqet e fundme të internetit në burime të pafundme, të rifreskuara vazhdimisht dhe në një breshëri të vazhdueshme njoftimesh. Ne nuk shpenzojmë më aq kohë duke shfletuar në mënyrë aktive ueb dhe duke ndërvepruar me njerëzit që njohim, por në vend të kësaj na prezantohet një lum përmbajtjesh.

Lajmi i mirë është se kapaciteti intelektual i njeriut nuk është shuar ende, por ai po zbehet, për shkak të mjedisit digjital./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë