Shendet

A duhet të vaksinohen gratë gjidhënëse, shtatzënë, apo kur janë me menstruacione?

Gjatë këtyre kohërave të vështira, kur njerëzit kaluan një sërë peripecish për t'u përballur me Covid-19, vaksina konsiderohet pa dyshim, mënyra më e mirë për të mposhtur virusin.
Por si me gjithçka të panjohur, ekziston një farë hezitimi për shkak të thashethemeve të hedhura në internet dhe aplikacione të ndryshme. Gratë janë më shumë skeptike për të bërë vaksinën për shkak të idesë së ndikimit të saj të mundshëm në pjellori ose se mund të dëmtohen ato që presin një fëmijë, ose nënat gjidhënëse. Ato janë të kujdesshëm për të marrë vaksinën, sepse këto efekte anësore të supozuara mund të përshkojnë fëmijën që kanë ose që ushqehet me gji.Përgjigjet mbi pyetjet e ndryshe të femrave i jep ekspertja e obsterisë-gjinekologjisë Soumya Swaminathan në OBSH.
A duhet të vaksinohem gratë që ushqejnë foshnjën me gji?

"Po, përgjigja është po," shpjegon mjekja.
Ajo thotë se gratë që kanë lindur dhe që ushqejnë foshnjat e tyre me gji mund të marrin vaksinën, duhet të bëjnë vaksinën kur ajo të jetë e disponueshme për to.
Swaminathan shpjegon se nuk ka asnjë rrezik sepse të gjitha vaksinat që përdoren aktualisht, asnjë prej tyre nuk ka virus të gjallë në të dhe kështu nuk ka rrezik të transmetimit përmes qumështit të gjirit. "Në fakt, antitrupat që ka nëna mund të kalojnë përmes qumështit të gjirit tek foshnja dhe mund të shërbejnë vetëm ndoshta për të mbrojtur foshnjën. Por nuk ka asnjë dëm. Është shumë e sigurt,"shprehet më tej ekspertja.

Po gratë që janë shtatzënë ose po planifikojnë të mbeten shtatzënë?

Mjekja shpjegon se  kjo është me të vërtetë e rëndësishme sepse shtatzënia, natyrisht, është një situatë shumë e veçantë ku të gjithë shqetësohemi për shëndetin e nënës, por edhe për shëndetin e fetusit, fëmijës së palindur.
"Në rastin e COVID, ne e dimë që gratë shtatzëna janë në rrezik më të lartë për t' u prekur nga Covod-19 e të kalojë në gjendje të rëndë. Pra duke marrë parasysh këtë gjë, përfitimet e marrjes së vaksinës definitivisht i tejkalon rreziqet, veçanërisht pasi platformat që kemi përdorur aktualisht për vaksinat janë platforma mARN, viruse të inaktivuara ose platforma vektoriale virale ose proteina të nën-njësisë. Asnjë prej tyre nuk ka një virus të gjallë që mund të shumohet brenda trupit dhe që potencialisht mund të krijojë një problem," shpjegon ekspertja. 
Më tej ajo shton se në çdo vend grave shtatzënë duhet t'i shpjegohen përfitimet përfitimet përkundrejt rreziqeve dhe t'u ofrohet vaksina nëse dëshirojnë ta marrin.

A duhet të vaksinohen gratë kur janë me menstruacione?

Sipas ekspertes nuk shkencore që të ndalë që një grua me menstruacione të vaksinohet.
Ekspertja më tej thekson se në çdo gjë të re, ndërtimi i miteve është i zakonshëm.  "Të gjithë duhet të dibë se nuk ka absolutisht asnjë provë shkencore ose të vërtetë prapa këtij shqetësimi që vaksinat në një farë mënyre ndikojnë në pjellori, qoftë tek burrat apo tek gratë, sepse ajo që bëjnë vaksinat është që stimulojnë një përgjigje imune kundër asaj proteine ​​ose antigjeni të veçantë në virus," shpjegon ekspertja.
Swaminathan, shkruan se vaksina e Covid-19 stimulon përgjigjen e antitrupave ashtu edhe një reagim imunitar të ndërmjetësuar nga qelizat kundër proteinave të virusit SARS-CoV-2.
"Pra, nuk ka asnjë mënyrë në të cilën ato mund të ndërhyjnë në funksionimin e organeve riprodhuese si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Kështu që, mendoj se njerëzit mund të jenë të sigurt,"përfundon ekspertja.
Burimi:Science 5/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë