Shendet

A duhet të pinë paracetamol gratë shtatzëna? Ekspertët janë të dyzuar

Konsumimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë “mund të dëmtojë zhvillimin e foshnjës tuaj” sipas një studimi të fundit. Kjo gjë mund të çojë në probleme neuro -zhvillimore tek fëmija siç është ADHD (çrregullimi i hipe aktivitetit të deficitit të vëmendjes) dhe autizmi. Një ekip ndërkombëtar rishikoi studimet mbi njerëzit, kafshët dhe linjat qelizore gjatë 26 viteve të fundit dhe rreziqet e tjera të mundshme përfshijnë nivelin e inteligjencës të ulët dhe infertilitet.
Autori i studimit David Kristensen, nga Universiteti i Kopenhagenit, tha se një sërë studimesh të mbledhura ndër vite tregojnë se paracetamoli mund të ndryshojë zhvillimin e fetusit.
“Paracetamoli është pilula më e zakonshme pa recetë e marrë nga gratë shtatzëna. Deri në dy në tre e përdorin atë për të lehtësuar dhimbjen ose temperaturën,” shpjegon eksperti.
Ekipi tha se paracetamoli ndikon tek hormonet duke dhënë efekt të njëjtë me disa kimikate që hasen në tymin urbanistik. Por disa ekspertë thonë se gjetjet nuk ndryshojnë përdorimin e rekomanduar të ilaçit gjatë shtatzënisë.
Sarah Stock, pedagoge e mjekësisë në Universitetin e Edinburgut tha se ekipi ka bërë një punë të mirë për të sjellë së bashku provat ekzistuese, por për fat të keq, shumica e atyre provave nuk janë aq të fuqishme sa të nxjerrin përfundime që përdorimi i paracetamolit në shtatzëni, shkakton probleme zhvillimore te njerëzit.
“Paracetamoli është efektiv në zvogëlimin e dhimbjeve dhe temperaturës e kështu vazhdon të jetë një ilaç i rëndësishëm që gratë shtatzëna duhet të përdorin nëse është e nevojshme. Sigurisht, shtatzënë apo jo, askush nuk duhet të marrë një ilaç pa nevojë dhe duhet të flasë me mjekun përkatës për të parë se sasinë e dozës që duhet të marrë,” shton Stock.
Por nga ana tjetër bahskëautorja e studimit Shanna Swan, nga Shkolla e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai, Nju Jork, thotë se paracetamoli ul testosteronin dhe është i barabartë me lëndët kimike që ndërpresin zhvillimin hormonal.
Ndërsa Agjencia Rregullatore e Produkteve të Mjekimeve dhe Shëndetit në Britani thotë se paracetamoli është një nga ilaçet e pakta kundër dhimbjeve që përgjithësisht konsiderohet i sigurt për gratë shtatzëna.
Swan tha se ka një mori provash të rëndësishme që tregojnë se paracetamoli prish zhvillimin riprodhues dhe njerëzve, duke zvogëluar pjellorinë për të dy gjinitë. Sipas saj duhen marrë masa këshilluese për gratë shtatzëna sa më parë të jetë e mundur.!
Burimi: The Sun/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë