Politike

A do të shkarkohet Enkelejd Alibeaj si kryetar i grupit?  

Në Partinë Demokratike ka dominuar qetësia shoqëruar kjo edhe me gjendjen gripale të kreut të saj Sali Berisha.

Por ndryshe nga sa po duket se jashtmi lëvizjet brenda saj kanë filluar. Këtë herë targeti është kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj për të cilin mësohet se ka një nismë nga disa deputetë për ta shkarkuar si kryetar.

Edhe pse nuk konfirmohet publikisht, burimet për Gazeta “Si” shprehen se lëvizjet kanë filluar.    

Pa aleatët grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka 47 deputetë dhe duhen më shumë se gjysma për të larguar Alibeajn dhe emëruar dikë tjetër.

Deri tani po diskutohet vetëm për largimin e tij, firmat kanë filluar ndërsa nuk dihet nese do të marre formë përfundimtare. Nuk dihet as se kush mund të jetë zëvendësuesi i tij (nëse shkarkohet) sa kohë që në anën tjetër nënkryetari i PD-së, Luciano Boci (në bazë të statutit i bie të jetë edhe kryetar i grupit) së shpejti do të lërë mandatin sa kohë është kandidat për bashkinë e Elbasanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë