Jete & Stil

Apple, me ekran të përthyeshëm duke filluar nga 2019-ta?

Lajmi se “Apple” planifikon të përdorë ekranet elastike për të gjitha modelet e saj të reja të iPhone-ve që do të hedhë në treg vitin e ardhshëm, duket se ka bërë që të gjithë analistet dalin kundër gjigantit të teknologjisë.

Nëse është i vërtetë, artikulli i gazetës së njohur koreano-jugore, “Electronic Times”, do të ishte një lajm i keq për prodhuesit kryesorë të ekraneve të sheshtë (LCD)  si “Japan Display Inc” dhe “Sharp Corp”, por një lajm shumë i mirë për krijuesit e ekraneve të përthyeshëm (OLED) si “Universal Display Corp”. Aksionet e “Japan Display” ranë me 9 për qind të martën, ndërsa ato të Sharp-it ranë me 3 për qind. Por aksionet e Universal Display u rritën 4 për qind.

Aktualisht, në tregun e smartphone-ve, ekzistojnë dy lloje kryesore ekranesh: ato LCD, si ekranet e kompjuterave, laptopëve apo televizorëve HD dhe ekranet OLED, tekologjia e fundit përsa u përket ekraneve të përthyeshëm. Model i iPhone 8 dhe të gjithë smartphonëve të versioneve më të vjetra përdorin ekranet LCD, ndërsa iPhone X përdor një ekran OLED. Ekranet LCD janë më të lira për t'u ndërtuar, ndërsa ekranet OLED riprodhojnë ngjyrat në mënyrë shumë më të saktë, por janë të vështira për t'u prodhuar.

Ka disa arsye pse vendimi i Apple në aplikimin e ekraneve OLED nuk ka të ngjarë të ketë sukses. Analisti Jay Kvon shprehet se është shumë herët që Apple që të marrë një vendim të tillë dhe se ekranet OLED do t'i bënin pajisjet shumë më të shtrenjta, duke mos arritur qëllimin numër një të kompanisë: Modeli i ri duhet të zëvendësojë të vjetrin. Përdorimi i ekraneve të përthyeshëm për iPhone-t do të ishte gjithashtu sfidues, duke pasur parasysh që Apple shiti plot 216 milionë celularë në vitin 2017. Samsungu është furnizuesi i vetëm i ekraneve “OLED” për telefonat e Apple, por kompania koreane i përdor gjithashtu ekranet e përthyeshëm për smartphonët e saa, duke kufizuar kështu furnizimet. Krijuesit e tjerë të ekranit OLED, si “LG Display Co” nuk kanë treguar aftësinë për të tejkaluar kapacitetet e Samsung. Edhe pse “Apple” ka shprehur ambicien për përdorimin e ekraneve elastike, shumica e analistëve thanë se nuk e besojnë që kompania do të përmbyshte strategjinë e saj brenda vitit 2019.

"Nuk ka gjasa që Apple do të hedhë në treg tre modele smartphonësh me ekrane të përthyeshëm vitin e ardhshëm," tha Jeff Pu, një analist i njohur i “Yuanta Securities Investment Consulting”- Furnizuesi tjetër i OLED, ‘LG Display’ po mundohet të rrisë prodhimin në masë por nuk ka gjasa të prodhojë 10 milionë njësi ekranesh të përthyeshëm gjatë vitit në 2019”.

iPhone X

Megjithatë, aksionet e “LG Display” u rritën 5.2 përqind pas raportit të “Electronic Times” të martën, ndërsa ato të Samsungut u ulën me 1.9 përqind. Një përfaqësues i “Samsung Display” nuk pranoi të komentojë. Analistët e “Goldman Sachs Group Inc” janë gjithashtu skeptikë, duke përmendur udhëzimet financiare të kompanisë “Japan Display”, e cila sugjeronte përdorimin e vazhdueshëm të teknologjisë së ekraneve të sheshta.

"Mendoj se nuk ka gjasa që të gjitha modelet e iPhone 2019 do të ndërtohen me ekrane të përthyeshme- shkruan analisti Daiki Takayama- Një nga tre modelet e reja të iPhone-ve të vitit të kaluar ishte prodhuar me ekran OLED. Apple është në rrugën e duhur për të përdorur ekranin e përthyeshëm në dy nga tre modele të reja që do të hedhë në treg këtë vit”.

Në të vërtetë, kostoja e teknologjisë OLED ka qenë një shqetësim i madh për investitorët. Shitjet e iPhone X-it, edhe pse ekran të përthyeshëm, ishin të kufizuara për shkak të çmimit të tij fillestar prej 999 dollarësh. Prodhimi i të gjithë smartphonëve me ekrane elastike gjatë vitit të ardhshëm do ta bënte të vështirë që iPhone të ishte i përballueshëm për konsumatorët e tregut masiv.

Ekranet LCD

Ekranet OLED janë përqafuar si e ardhmja e telefonave modern, sepse ata janë më tërheqës dhe përdorin më pak energji sesa paraardhësit e tyre. Por ata kushtojnë më shumë  dhe gjithashtu mund të jenë mjaft defektozë. Përdoruesit e smartphonit të “Google Pixel” janë ankuar për riprodhimin e pasaktë të ngjyrave duke deklaruar se imazhet vazhdojnë të shfaqen në ekran edhe pas fikjes së celularit.

Apple po punon gjithashtu për teknologjinë e ekraneve “MicroLED”, të cilët përdorin përbërës të ndryshëm të dritës dhe premtojnë t’i bëjnë pajisjet e ardhme të teknologjisë me jetëgjatë, më argëtuese dhe më të shëndritshme. /Bloomberg/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë