Rrethuar nga toka bujqësore dhe me një popullsi prej 10.000 njerëzish, qyteti norvegjez “Brumundda” është një mjedis tepër i favorshëm për të jetuar. Duke kaluar më tej liqenin Mjneghtboringsa më shumë se 100 kilometra bë veri të Oslos, kulla Mjostaret me një lartësi prej 280 metra, është ndërtesa e parë prej druri që u hap zyrtarisht vitin e kaluar.
Struktura prej 18 katesh përmban apartamente, hapësira për zyra dhe quhet Wood Hotel. Dhe përtej faktit se hoteli bën pjesë, në një ndër hotelet më të larta në botë, vërteton se druri mund të mbajë strukturat e pallateve të larta njëjtë si betoni dhe çeliku.

“Për të tërhequr vëmendjen duhet të investosh tek ndërtesat e larta. Kur bëmë këtë ndërtesë, të gjithë po flisnin dhe ishin të habitur se çfarë po ndodhte në Norvegji. Njerëzit janë të interesuar dhe kjo është në të vërtetë pjesa më e rëndësishme e kësaj ndërtese për të treguar se gjithçka është e mundur të ndodhë dhe për të frymëzuar edhe arkitektë të tjerë se duhet të bëjnë të njëjtën gjë,” shprehet Oystein Elgsaas, një arkitekt në kompaninë Voll Arkitekter.
Veshja e jashtme u realizuar nga një dru i quajtur CLT i thënë ndryshe dru laminat (i përpunuar). Pjesë e një grupi më të madh të materialeve të njohura si lëndë drusore dhe prodhohet, duke ngjitur shirita pre druri së bashku në kënd 90 gradë me njëra tjetrën. Ndërtesat e larta prej druri ishin jashtë konceptit për ndërtuesit, po tashmë ato shumë shpejtë do të bëhen realitet.

Arkitektet në masë pretendojnë se në krahasim me opsionet ekzistuese, këto kulla janë më të shpejta për t’u ndërtuar, më të forta dhe për çudi më të sigurta në rast se bie në zjarr. Sidoqoftë edhe ndotja e paktë që shkaktojnë në mjedis ka bërë që druri të ketë përdorim të gjerë gjatë viteve të fundit. Ndërtimi dhe funksionimi i ndërtesave përbën 40% të konsumimit të energjisë në botë dhe afërsish një të tretën e emetimeve të gazeve serë. Por, ndërsa betoni lëshon një sasi të madhe karboni, pemët thithin karbonin gjatë gjithë jetës së tyre. Nëse pemët shndërrohen në lëndë drusore në masë, karboni “mbyllet”, ose sekuestrohet, në vend se të kthehet në atmosferë kur pema të pritet. Studimet sugjerojnë që 1 metër kub dru mund të ruajnë më shumë se një ton dyoksid karboni.

Zhvilluesit e kompleksit të këtyre apartamenteve, pretendojnë se përdorimi i drurit përfaqëson ekuivalentin e marrjes së 2.100 makinave nga rruga.
“Pemët ruajnë karbonin, kështu që nëse i presim në moshën e duhur, kur nuk mund të thithin më shumë karbon, atëherë është një zgjidhje e mirë t’i përdorim si një material ndërtimi “, tha Elgsaas.
Lëndët drusore janë përdorur për ndërtesa edhe kohë më parë në Gjermani dhe Austri dhe përfitimet e drurit janë të njohura pre kohësh.

Sipas arkitektit Michael Green, ekzistojnë disa mënyra se si mund ta përpunosh drurin. Ndërsa, druri në masë bëhet gjithnjë e më i zakonshëm, ndërtohen më shumë fabrika për përpunimin e tij dhe çmimi do të bjerë.
“Nëse ka më shumë konkurrencë në treg, atëherë ka më shumë zinxhirë furnizimi,”shprehet Green. Kostoja e drurit laminat ka rënë vitet e fundit dhe tani është deri diku i përafërt me materialet tradicionale të ndërtimit,” tha Green.
Kështu që Elgsaas tregon se shpenzimet e kullës Mjostarnet ka qenë gati të njëjta me një kullë që do të ishte e ndërtuar me beton dhe çelik. Studiuesit në universitetin New South Wales në Australi, së fundmi përfunduan një studim 18 mujor, duke krahasuar një ndërtesë druri me një ndërtesë betoni dhe çeliku. Sipas Philip Oldfield, profesor në fakultetin e mjedisit tregon se kostot materiale drusore dhe kostot e betonit dhe çelikut janë gati të njëjta.

Por pyetja që i bën këto ndërtesa të diskutueshme është “çfarë do të ndodh në rast se bie një zjarr”. Studimet kanë treguar se një dysheme prej druri laminat, me trashësi shtatë inç ka një rezistencë ndaj zjarrit prej dy orësh, për të cilën ekspertët shprehet se banorët e pallatit ose shtëpisë do të kenë mundësi të largohen, ndërsa çeliku dhe betoni marrin zjarr menjëherë duke shkaktuar një panik të madh.
Studimet gjithashtu kanë treguar se të jetuarit në mjedise organike mund të ketë një sërë përfitimesh shëndetësore. Sipas një studimi austriak në vitin 2010, u zbulua se studentët që flinin në dhomat e drurit ishin më të qetë se ata që flinin në dhomat e ndërtuara nga betoni dhe çeliku.
Tani për tani, duket se zhvilluesit me kosto të ulët po bën që druri të jetë një mundësi e mirë për materialet. Arkitekti Elgsaas tha se tashmë ndërtesa Mjostarnet e vërteton që ndërtimet e druri mund të jenë efikase për çdo veprimtari, për dekada të tëra./CNN/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



