Fredi Beleri ka humbur mundësinë për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, pasi Gjykata e Apelit la të martën në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e dënoi me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.
Beleri, për pasojë, nuk mund ta marrë mandatin e fituar në zgjedhjet e 14 Majit.
Ai do të qëndrojë pas hekurave në burgun e Fierit deri në muajin tetor, si person i dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa në Himarë do të ketë zgjedhje të reja. Nuk dihet ende se kur do të mbahen zgjedhjet, por emrat e parë kanë filluar të përfliten, ndër ta edhe djali i Fredi Belerit, Petro.
LEXO EDHE:
- Apeli lë në burg Belerin, ambasadorja greke: Është zgjedhur eurodeputet, duhet të jetë në seancë në korrik
- Beleri mbetet në burg, Greqia: Shqipëria ka detyrimin ta lejojë të bëjë betimin si eurodeputet
- Beleri: Kam nisur procedurat për ta cuar vendimin në Strasburg, problemi i Ramës fillon tani
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i ftuar në “Debat” në A2 CNN, nuk e përjashtoi këtë mundësi.
“Qëllimi i Edi Ramës ishte që të pengonte zotin Beleri për të drejtuar Bashkinë e Himarës, për të nëpërkëmbur vullnetin e sovranit. Që në atë moment, ne dhe komuniteti jemi të gatshëm për t’i dhënë përgjigjen zotit Rama”, tha Dule.
Kur u pyet se cila do të ishte oferta dhe nëse ajo përfshin edhe djalin e zotit Beleri, Dule u përgjigj: “Do të vijë në kohën e duhur dhe do të komunikohet në mënyrën e duhur. Nuk ka një vendimmarrje, por sigurisht që në momentin e duhur do të vijë edhe vendimmarrja e duhur. Askush nuk mund të përjashtohet nga lista e kandidaturave. Kandidaturat fituese nuk mund të përjashtohen”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.