Analize

Pse PS po kompleksohet nga qëndrimet ndaj Metës, edhe për detin me Greqinë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias lëshoi një deklaratë që kompleksoi Tiranën zyrtare me t’u rikthyer në Athinë pas vizitës zyrtare në Shqipëri.

“Shqipëria, të paktën nën drejtimin e kryeministrit Rama ka bërë një zgjedhje shumë të madhe. Ai ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës Kryeministrit. Në 2-3 muajt e ardhshëm pa padyshim do të zgjidhet një tjetër President në Shqipëri dhe kjo do të zhbllokohet”, deklaroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një intervistë për mediat vendase.

Deklarata e kryediplomatit grek u përgënjeshtrua një ditë më vonë nga ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

“Kjo nuk është çështje që ka lidhje me Presidentin, por ka të bëjë me përgatitjet reciproke të dy vendeve para se të ulen për të gjetur kompromisin, apo mosdakordësitë për të shkuar pastaj në gjykatë. Në këtë fazë jemi“, deklaroi Xhaçka.

LEXO EDHE:
– Marrëveshja e Detit do të shkojë në Hagë, por Dendias kërcënon Shqipërinë nëse ngre çështjen çame
– Qejfmbetja disamujore e Ilir Metës për “Detin” dhe “rropama” e tij në prag zgjedhjesh
– Greqia po përpiqet t’i afrohet Metës për ndarjen e detit
– Deti dhe ligji i luftës, basti i madh i Ramës jashtë e brenda Shqipërisë
– “Deti” dhe qasja ndryshe e Metës: Duhet dialog dhe në përputhje me vendimin e Kushtetueses

Që marrëdhëniet e socialistëve me Ilir Metën kanë qenë dhe janë një luftë e hapur dhe ballore kjo nuk është sekret. Madje pikërisht prej këtyre përplasjeve mazhoranca ngriti dy komisione hetimore ndaj Presidentit.

Pjesë e përplasjes ka qenë edhe çështja e detit, bisedimet me Greqinë dhe autorizimi që Ilir Meta duhet t’i jepte qeverisë që në 2018-n për të vijuar negociatat e drejtpërdrejta mes dy vendeve. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në 2010, autorizimi i Metës kërkohet edhe për të dërguar çështjen në gjykatat ndërkombëtare. Në shkurt të vitit të kaluar, Presidenti tha se as e kishte dhënë një autorizim të tillë dhe as i ishte kërkuar.

“Kryeministri në detyrë, Edi Rama, nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare”, tha Meta pas takimit.

Me deklaratat e fundit nga Athina e Tirana, ose po gënjen ministri i Jashtëm grek, ose gënjeu ministrja e Jashtme e Shqipërisë. Rrugë të mesme në këto dy deklarata nuk ka. Nëse është e dyta çështja është se pse kompeksohet mazhoranca që të thotë se pret largimin e Metës për të kërkuar autorizimin për dërgimin e çështjes në Hagë?

Mazhoranca e ka shënjestruar si Presidentin më të keq që ka pasur ndonjëherë vendi dhe i ka ngritur dy komisione hetimore parlamentare. Kompleksimi mund të nxisë hamendësime se pas autorizimit të kërkuar po fshihet diçka dhe këto hamendësime marrin përmasa të tjera nëse atyre u shtohet edhe padurimi dhe entuziazmi i Greqisë për të çuar sa më parë çështjen në Hagë.

LEXO EDHE:
– “Deti” në Hagë, kurth i Greqisë apo zgjidhje?
– Greqia zgjerohet me 12 milje dhe mbyll gjiret, dizavantazh për Shqipërinë në Gjykatën e Hagës
– Shqipëria dhe Greqia nuk do ndajnë vetëm detin, por edhe burimet e gazit
– Shqipëria, e humbura historike në Hagë
– Si dështoi Haga për ndarjen e detit midis Sllovenisë dhe Kroacisë?

“Presidenti më i papërsëritshëm në llojin vet që Shqipëria ka pasur taksiratin të ketë mbi krye. Ne zgjodhëm një President për opozitën, por duke menduar se do të ishte dhe një President për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën për Shqipërinë dhe për shqiptarët i dha vendin një president shëmbëlltyra më e keqe e opozitës më të keqe që ky vend ka pasur. Do të zgjedhim një figurë për 5 vitet e ardhme rolin e kreut të shtetit që të rrezatojë normalitet, që të ketë integritet, që të garantojë respekt të ndërsjellët mes institucionet të presidentit dhe aleatëve strategjikë… përzgjedhja e një pasuesi të presidentit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni”, deklaronte Rama në mes të prillit gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist për nisjen e procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri.

Është mjaft e qartë se socialistët nuk kanë fijen e respektit për Ilir Metën President, ndaj është mëse e logjikshme, brenda logjikës politike që ata të presin një tjertër personazh në krye të shtetit e më pas të avancojnë me çëshjten e detit. Ilir Meta për socialistët “nuk e meriton”. Por, nxitimi nxitimi ministres shqiptare të Jashtme për të përgenjeshturar deklaratën e homologut grek se ngecja ka ndodhur për shkak të Ilir Metës është e palogjikshsme dhe e habitshmë. Vetëm nëse ata, socialistët kanë frikë dhe turpërohen nga qëndrimet e tyre të mëparshme.

Mund të jetë edhe një arsye tjetër që fle tek pjesa tjetër e deklaratës, kur ministrja Xhaçka flet për “mosdakordësi për të shkuar në gjykatë”. Edhe këtë duhet ta kishte sqaruar, duke mos e mbyllur kaq thatë togfjalëshin. Meqënëse ministrja nuk e shpjegoi, ne ngremë pyetjen nëse këto “mosdakordësi” lidhen me mungesën e kushteve të vendosura nga Shqipëria për të shkuar në Hagë?

Sepse ka një vlerësim nga kompania e Tony Blair, që jozyrtarisht thuhet se është përcaktuar si kompania që do të mbrojë interesat e Shqipërisë në këtë proces. Vlerësimi i kompanisë është se Shqipëria është nxituar kur ka vendosur që të shkojë në këtë gjykatë pa vendosur si kusht diskutimin vetëm për çështjet që nuk janë zgjidhur.

Artur Meçollari, ish-anëtar i grupit negociator për kufirin detar tha në një intervistë televizive se nga mungesa e këtyre kushteve, Shqipëria rrezikon që të humbasë edhe vijën e drejtë bazë, që do të thotë sipërfaqe e detare e humbur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë