Më shumë se një dekadë pasi vendet ish-komuniste të Europës Qëndrore dhe Lindore u bashkuan me Bashkimin Evropian, integrimi dhe zgjerimi i BE-së duket se ka mbetur në vend. Pjesa më e madhe e analistëve shpjegojnë se pse kjo vjen për shkak të problemeve ekonomike, institucioneve politike dhe korrupsionit. Por arsyen më të madhe të ngërçit në Evropë e gjejmë në rrëfenjat e ndryshme të historisë. Siç deklaroi Winston Churchill për Evropën Lindore,” ky është një rajon që prodhon më shumë histori sesa konsumon”.
Vendimi i Polonisë për ndryshimin e ligjit mbi Institutin e Përkujtimit Kombëtar është një shembull kryesor i deklaratës së Churchill. Ligji përjashton çdo pretendim publik që kombi polak ka marrë pjesë në Holokaust. Ky ndryshim ka shkaktuar një reagim të fortë në Shtetet e Bashkuara, Ukrainë dhe Izrael. Ndryshimit i ligjit është një sfidë ndaj nocionit të vendeve të BE-së se një kujtesë kolektive pan-evropiane mbi Holokausin do të thotë përgjegjësi kolektive për veprimet e së kaluarës, me qëllim parandalimin e përsëritjes së tyre në të ardhmen. Argumentet e këtij lloji janë të përbashkëta për të gjitha vendet e ish-Paktit të Varshavës që janë bashkuar me BE-në dhe NATO-n që nga viti 2004, të cilat filluan të rizbulojnë dhe rivlerësojnë historitë e tyre para komuniste.
Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ndjenja e kujtesës kolektive luajti një rol vendimtar në formimin e shteteve të reja kombëtare në Evropë. Ky mobilizim politik i frymëzuar nga kauza e ndërtimit të një shteti dhe formimin i një identiteti kolektiv modern, kishte ekzistuar edhe më parë. Si rregull, etniciteti (çekët, hungarezët, polakët dhe kështu me radhë) luajti rolin kyç në formësimin kombeve, duke konfirmuar jo vetëm individualitetin e një komuniteti, por edhe rolin e tij të veçantë në histori.
Në periudhën komuniste, qeveritë e Evropës Qendrore dhe Lindore u munduan t’i fshijnë këto rrëfime. Pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, historia kombëtare mori një rëndësi kyçe pasi kombet e Evropës Lindore legjitimuan sërish sovranitetin e tyre kombëtar. Historia madje u përdor si një provë përcaktuese e përkatësisë në Evropë dhe BE.
Megjithatë, ndërkohë që evropianët e Evropës Qendrore dhe Lindore po rindërtonin një të kaluar unike kombëtare, Bashkimi Europian ishte i angazhuar në një projekt tjetër: përcaktimin e një të kaluare të përbashkët pan-evropiane. BE-ja nxiti idenë e një historie të përbashkët evropiane që do të shërbejë si një lloj baze historike në projektet e saj të integrimit. Unioni mbështeti projekte të ndryshme ndër-evropiane, duke përfshirë shkrimin e teksteve të përbashkëta të historisë. Gjithashtu, u përpoq të nxiste idenë e një përgjegjësie të përbashkët për veprime të tmerrshme në të kaluarën për hir të një të tashmeje dhe një të ardhmeje të përbashkët.
Qendra për këtë reflektim në faqet e errëta të së kaluarës ishte Holokausti. Duke reflektuar për ndarjen e përgjegjësisë së kësaj tragjedie, BE-ja kishte për qëllim të dërgonte një mesazh se të tilla gjenocide nuk do të përsëriteshin kurrë dhe se mbajtja e përgjegjësië së përbashkët do të shërbejë si mbrojtje kundër ksenofobisë, racizmit, intolerancës dhe nacionalizmit të rrezikshëm që e zhytën Evropën në ferrin e Luftës së Dytë Botërore.
Duke nënshkruar për konceptin e një historie të përbashkët pan-evropiane, ish vendet komuniste kishin për qëllim që të merrnin një “kalim jozyrtar në BE”. Polonia, në veçanti, duhej të përballet me një nga episodet më të erretat e së kaluarës së saj, para se të pranohej në BE. Kërkesa për falje publike e presidentit të atëhershëm, Aleksander Këaśnieëski nxiti një diskutim kombëtar për episodin më të errët në historinë e kombit, masakrën e polakëve ndaj hebrenjve në verën e vitit 1941. Debati detyroi polakët të rishikonin imazhin e veprimeve të tyre gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.
Duke pranuar historinë paneuropiane, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore duhej të pranonin një shkallë të caktuar të pjesëmarrjes në Holokaust. Por kjo dëmtonte imazhin e tyre si viktima dhe luftëtarë të përjetshëm për liri dhe demokraci, gjatë dhe pas luftës. Lufta e Dytë Botërore u kujtua ndryshe në Lindjen dhe Perëndimin e Evropës. Pasi Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia u bashkuan me BE-në në 2004, shumë politikanë në këto vende vendosën që përgjegjësia për nazizmin dhe komunizmin të ndahe mes kombeve të Evropës Lindore. Ka pasur një sërë rezolutash në Parlamentin Evropian për këtë qëllim.
Brenda një dekade, një grup udhëheqësish shkuan më tej. Ata shkelën rregullat normative pan-evropiane të sjelljes dhe konceptin e BE-së për kujtesën historike. Hungaria, Polonia dhe në një shkallë më të vogël Lituania filluan rishikimimin e historisë të bazuar në tregimet etno-nacionaliste.
Holokausti nuk u mohua zyrtarisht, por u zvogëlua disi, pasi shumë heronj kombëtarë që i kishin rezistuar komunizmit, dolën të ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Në Budapest u ndërtua një muze, i cili përshkruan të gjithë hungarezët si viktima të nazizmit dhe zbardh kujtimin e aleancës së Hungarisë me Rajhun e Tretë.
Polonia, pavarësisht nga suksesi ekonomik brenda BE-së, është përfshire në disa konflikte me udhëheqësit evropiane. Qeveria aktuale polake ka frenuar fjalën e lirë, ka reduktuar autoritetin gjyqësor dhe ka imponuar interpretimin nacionalist të historisë. Përveç ligjit të Holokaustit, ka pasur një ndryshim në konceptimin e Muzeut të ri të Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht, kujtesa historike nuk është shkaku i vetëm i turbullirave mes Europës Lindore dhe vendet më të vjetra të BE, por një perceptim tjetër i historisë është tregues i dallimeve më të gjëra mbi vlerat dhe idetë themelore. Nuk duhet të harrojmë se përçarja e Bashkimi Sovjetik, erdhi pikërisht për shkak të perceptimeve të ndryshme të historisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.