Komunitet

Huarez, qyteti ku luhet futboll mes vrasjeve dhe trafikut të drogës

Qyteti Huarez është konsideruar “kryeqyteti i vrasjeve” për të gjithë botën. Midis vitit 2008 dhe 2011, një valë e madhe e dhunës brutale shpërtheu në këtë qytet meksikan, në kufirin me Shtetet e Bashkuara me rreth 1.3 milionë banorë. Mijëra vetë u vranë pasi kartelet rivale të trafikimit të drogës luftonin për epërsi territoriale në mes të jetës së përditshme të qytetarëve të zakonshëm, duke hapur një spirale kaosi dhe gjakderdhjeje në dukje të pakuptimtë. Kishte vdekje kudo. Supermarketet, pritjet e dasmave dhe festat e ditëlindjeve të adoleshentëve shumë shpesh shndërroheshin në masakra tronditëse.

Por këto vite të tmerrit, zemërimit dhe dëshpërimit përkonin me diçka të ndryshme dhe që falte disa grimca gëzimi. Huarez në këtë periudhë kishte brezin më të mirë të futbollin.
Ai brez i artë futbollistësh, u quajtën “Indios de Ciudad Juarez”, dhe “ylli” i atij ekipi ishte një sulmues i rritur në shtëpi, i cili la pas krahëve jetën si bandit dhe përdorues drogërash të forta kur ishte adoleshent. Suksesi i skuadrës së futbollit i solli qytetit njëfarë lehtësie dhe siguroi një motiv për njerëzit që mos të vazhdonin braktisjen e Meksikës dhe të këtij qyteti në veçanti për shkak të dhunës dhe varfërisë.
“Indios de Ciudad Juarez” u tërhoqën në vitin 2012. Por tifozët e futbollit në Huarez janë ende të gatshëm për të brohoritur, pasi në qytet ka një skuadër të re. Shkalla e vrasjeve po rritet edhe një herë në qytetin e Huarez. Ekipi i ri quhet FC Huarez. Grupimi i tifozëve ultras të Fc Huarez quhet “El Kartel”, por mesazhi i tyre në çdo ndeshje është “futboll dhe paqe”.

Nëse ka një njeri që mishëron më shumëatë frazë është Hulio Daniel Frias, pjesëtari ekipit të vjetër Indios. Njëmbëdhjetë vjet më parë ishte nata më e mirë e karrierës së tij të futbollit. Nuk kishte më shumë se 12 muajsh gjysmë, që nga koha kur vëllai i tij ishte qëlluar për vdekje. “Isha i përfshirë në trafikimin e drogës rreth moshës 14 vjeç, deri në moshën 17 ose 18 vjeç. Duke shitur Kokainë, Marjuanë dhe pilula të drogërave të tjera të forta”, thotë ai. “Kur ishe fëmijë unë shkova te bandat për disa vite. Duke u rritur në “Alta Vista”, një nga lagjet më të trazuara dhe të varfra në Huarez, kjo gjë ishte pjesë normale e jetës. “Por falë Zotit, unë isha në gjendje të iki dhe futbolli ka luajtur një rol të madh që më ndihmoi që unë të dalë nga ajo lloj jete.”
Frias, tani 39 vjeç, ende pëlqehet shumë në Huarez. Dhe në El Paso, qytet amerikan prej 650,000 banorësh që shtrihet në anën tjetër të një muri metalik të ngritur në vitin 2008.
Jeta e tij është një histori suksesi në një territor krenar, por i dëmtuar nga ato që janë shkruar. Frias ishte një lojtar i talentuar që në lindje, por filloi të kushtojë vëmendje seriozisht kësaj loje në moshën 20-vjeçare. Pas disa pjesëmarrjeve në kategoritë e ulta në futbollin meksikan, dhe një eksperiencë negative me ekipin e katërt të qytetit amerikan El Paso, ai u kthye në Huarez, ku do të shkëlqente me Indios. Në fillim e kampionatit në ligën e dytë të futbollit meksikan në sezonin 2007-8, Huarez nuk ishte midis ekipeve favorite për t’u ngjitur një ligë më sipër. Por ata fituan turneun hapës të ligës, që u garantoi atyre një vend në finalet e play-off që do të vendoste se cili ekip do të ngjitej në kategorinë e parë të Meksikës.

Ndeshja e parë u zhvillua më 22 maj 2008. Lufta e kartelave u ndez dhe u dëgjua një paralajmërim i njerëzve për të qëndruar brenda dhe mos të dilnin për asnjë arsye. Pavarësisht nga kjo, rreth 28 mijë tifozë u futën në stadiumin olimpik “Benito Juarez” dhe panë se si ekipi i tyre mundi Leon me rezultatin 1-0.
Një javë më vonë, “Indios de Ciudad Juarez” udhëtoi 1.500 km larg. Në transfertë morën një barazim 2-2, që do të thoshte një fitore e përgjithshme 3-2. Mijëra tifozë derdheshin në rrugë për të përshëndetur lojtarët në kthimin e tyre, duke mbushur rrugën nga aeroporti drejt katedrales dhe në sheshin kryesor të qytetit. Qyteti i Huarez do të merrte pjesë në ligën e parë të futbollit meksikan për herë të parë që nga viti 1992, kur kishte qenë ekipi “Kobraset”, i cili më vonë falimentoi. Ekipi “Indios de Ciudad Juarez” u formuan vetëm në vitin 2005.


“Unë ende mendoj për atë natë,” thotë Frias. “Ishte me të vërtetë një natë e veçantë, një eksperiencë e paharrueshme. Përjetimi ishte shumë i fortë për shkak të marrëdhënieve tona me tifozët. Ekipi ndihmoi qytetin dhe qyteti ndihmoi ekipin. Ishte jetik ai sukses, sepse qyteti po kalonte kohë të një frike të madhe. Në Huarez në atë kohë nuk kishte gjë më të mirë për njerëzit sesa për të parë Indios. Kur luanim në shtëpi nuk kishte dhunë, por gjithnjë e dinim se shumë shpejt ajo do kthehej”.
Dukej se çdo gjë në qytet ishte e prekur nga vdekja në një farë mënyre, përfshirë edhe ekipi i futbollit.
Në dhjetor të vitit 2009, trajner i Huarez për ekipi nën 17 vjeç u vra në një dyqan telefoni celular, i i qëlluar pas një shkëmbimi zjarri mes bandave. Portieri i tretë i zgjedhur nga ekipi u zhduk në rrethana misterioze, me sa duket pasi mori një kërcënim me vdekje.
Vëllai i Friasit ishte një tjetër viktimë. “Ai u qëllua dhe u vra, ishte një vepër e bandave”, thotë Frias. Ne ishim rritur në të njëjtën lagje, ishim në të njëjtat bandë së bashku kur ishim fëmijë, por unë u largova për të luajtur futboll, ndërsa ai mbeti i përfshirë. Ishte një goditje e tmerrshme për të gjithë ne për të gjithë familjen. Por kjo është mënyra se ishte organizuar jeta atëherë. Në njëfarë mënyre ne u mësuam të jetonim në atë mënyrë. Në një situatë të tillë duhet të mësohesh dhe të vazhdosh përpara”. Përkundër mosmarrëveshjeve, ekipi i Indios mbijetoi në sezonin e tyre të parë në kategorinë më të lartë të futbollit meksikan dhe arriti deri në gjysmëfinalet e play-off pas sezonit në 2009. Por vitin e ardhshëm ata u shkatërruan. Një prej 27 ndeshjes pa një fitore solli si pasojë rënien e tyre nga kategoria. Pronari i klubit Francisko Ibarra tha se lojtarët e tij kishin qenë në shënjestër të kërcënimeve nga banditët. “Disa nga lojtarët janë ende duke u zhvatur tani,” tha ai në vitin 2010. “Të gjithë lojtarët janë të prekur nga situata e bandave. Krimi ka rrëmbyer qytetin tim”.

Shkrimtari amerikan Robert Andrju Pouell jetonte në Huarez në atë kohë. Ai raportonte për “Los Indios” dhe krijoi një miqësi të ngushtë me Marko Vidal, lojtarit që i kishin vjedhur makinën me armë bandat.”Ajo që ekipi duhej të duronte shkoi më shumë se çdo gjë që ndonjë ekip tjetër në planet mund të bentë”, thotë Pouell, i cili shkroi “Kjo dashuri nuk është për frikacakët: Shpëtim dhe futboll në qytetin Huarez”. “Ata përpiqeshin të kuptonin gjërat e zakonshme të futbollit, si formacione për të luajtur dhe lojtarët për të filluar, ndërsa gjithashtu merreshin edhe me këtë dhunë epike të përditshme. Nëse jeton atje, shikon se si dhuna i ka prekur të gjithë. Ishte një periudhë kur vriteshin 10 njerëz në ditë dhe ti ishe i rrethuar nga vdekje gjatë gjithë kohës. Ndjenja e përgjithshme në qytet ishte: Vetëm gjeni njëfitues në mes të karteleve dhe jepini fund kësaj.Vidal, një lojtar amerikano-meksikan i cili është një lloj personazhi kryesor në librin tim, u largua nga Huarez pasi ata u shkri. Ai e dinte nëse i jepte makinës, mund të vritej me shumëlehtësi”, tregon Pouell.

Ashtu si Vidal edhe Friasi u largua. Ai donte të vazhdonte në nivelin më të lartë dhe iu bashkua “Jaguares de Chiapas”, një klub i madh në Meksikë, dhe luajti në Kopa Libertadores, ndoshta arritja e tij më prestigjioze në futboll.
Ai u kthye në “Los Indios” për atë që do të ishte sezoni i tyre i fundit në 2011-12 para se ata të falimentonin për shkak të problemeve financiare. Ai përfundoi karrierën e tij me një ekipfutbolli në Meksikë, “El Paso Coyotes”. Ai tani dëshiron të fillojë shkollën e tij të trajnimit të futbollit.
“Unë nuk kisha frikë dhe nuk kam frikë tani. Unë e dua Huarez, është qyteti im”, thotë ai. “Unë nuk kisha frikë, megjithëse dhuna në të vërtetë ishte duke u intensifikuar në ato vite, disa nga bandat ishin më të forta se forcat policore, kishin më shumë armë dhe shumë policë u vranë. Bandat kishin më shumë kontroll se policia dhe kishte shumë korrupsion gjithashtu. Shumë njerëz që nuk kishin të bënin me ndonjë prej tyre u vranë, si trajneri ynë, ai ishte në vendin e gabuar në kohën e gabuar”.- tregon Friasi.
Këto janë fjalët që dëgjohen më shpesh për Huarezin.

Edhe Tomas Aguero e thotë të njëjtën gjë. Ai është 23 vjeç dhe punon në ndërtim në qytetin e El Paso. Ai shpenzon sa më shumë kohë dhe para që të mundet vetëm që të mbështesë ekipin e ri FC Huarez, i themeluar në vitin 2015. Ai i ka ndjekur ndeshjet e FC Huarez në të gjithë vendin dhe ndonjëherë ka qenë tifozi i vetëm i tyre. Në divizionin e dytë meksikan, jo shumë përkrahës tentojnë të udhëtojnë deri në 2,500 km me avion për 90 minuta të një ndeshje jo dhe aq shumë tërheqëse.
Tomas bën një gjë të tillëdhe e pëlqen atë gjë, sepse ai e do klubin e tij dhe e do qytetin e tij të origjinës. Është një pasion që nuk ka pak vështirësi. Në një rast ai u bllokua në mes të natës në shkretëtirë pasi autobusittë tij iu prish motori. Ai gjithashtu është anëtar i “El Kartel”, tifogrupi që mbështet ekipin.
“Edhe pse emri i grupit tonë mund të merret si promovim i dhunës, është e kundërta e saktë”, thotë ai. Ne po promovojmë paqen dhe futbollin. Emri i grupit është si një mënyra e jonë për të marrë përsipër gabimet e komunitetit, për ta bërë atë të mirë. Ne mbajmë mbledhje dhe marshime që nxjerrin në pah se çfarë po ndodh në këtë qytet. Ka vrasje dhe trupa të pajetë kudo, çfarëdo që po ndodh, dita e ndeshjes është momenti kur i harrojmë të gjitha. Realiteti jonë është 90 minuta. Futbolli dhe mbështetja e ekipit tim është ajo që më jep lumturinë, është një motiv që të jem gjallë”.

Pjesëmarrja mesatare e tifozëve të FC Huarez është rreth 9000 mijë gati 50% më shumë se mesatarja e vitit të kaluar. Këtë sezon ekipi është i garantuar të paktën një vend në një play-off për t’u ngjitur një kategori më sipër. Ata fituan turneun parasezonal të kampionatit ashtu siç bëri “Indios” në sezonin 2007-08. Një nga rivalët kryesorë të FC Huarez, Dorados de Sinaloa menaxhohet nga legjenda e Argjentinës, Diego Maradona.
Pronarët e Huarez kanë ambicie të mëdha. Kanë plane për të ndërtuar një stadium të ri dhe ka shpresë se një bazë më e sigurt financiare do të ndihmojë në arritjen e suksesit afatgjatë këtë herë.

“Klubi do të ndryshojë jetën e qytetit dhe imazhin e tij, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, thotë nënkryetari Alvaro Navarro. “Ne po bëjmë një investim të madh, me disa familje nga rajoni i përfshirë, si nga Juarez por dhe nga El Paso.
“Të gjithë lojtarët tanë janë shumë të lumtur këtu, duke jetuar në qytetet kufitare, mund t’ju them se është shumë interesante. Ka probleme edhe të ndryshme, por edhe mundësi, ne kemi më të mirën nga të dy botët. Vite më parë situata ishte e keqe, por tani shumë gjëra janë përmirësuar. Huarez është një vend shumë i mirë për të jetuar dhe punuar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë