Duket se aktores së njohur Kristen Stewart i ka ardhur në maje të hundës nga takat.
Këtë la të kuptojmë mbrëmjen e djeshme kur ajo u shfaq në tapetin e kuq të Kanës.
Stewart mori pjesë në festivalin e filmit për premierën e BlacKkKlansman, por si duket qëndrimi për orë të tëra në majë të takave, bëri që aktorja të thyente rregullin e pashkruar të Kanës.
28 vjeçarja vendosi të heq takat dhe të ecë zbathur në tapetin e kuq, pa e vrarë mendjen sepaparacët do të shkrepnin dhjetra foto në ato çaste. Aktorja mbante veshur një fustan të shkurtër metalik dhe transparent.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.