Politike

Samiti në Tiranë/ Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi, shtetet që kanë performuar më mirë

Në fjalimin e saj hapës në Samitin e Ballkanit Perëndimor, Marta Kos dha rezultatet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe shprehu se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë performuar më mirë gjatë, ndaj dhe do të shpërblehen me më shumë fonde.

Konkretisht Mali i zi realizoi 94% të reformave dhe do të marrë 81 milionë euro, Shqipëria realizoi 80% dhe do të marrë 185.6 milionë euro, ndërsa RMV realizoi 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro.

“Do të hyjmë në 4 vjeçarin e fundit të planit të rritjes. Plani u përpilua për të mbështetur reforma ekonomike që ndihmojnë për anëtarësimin. Deri tani 3 shtete kanë përparuar. Fondet janë që të shpërndahen për vendet që performojnë më mirë, ndaj Mali i zi dhe Shqipëria do të marrin 15% më shumë nga plani i rritjes ndërsa RMV 10%”, tha Marta Kos.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë