Dita e 4-rt e protestës studentore ka nisur me bllokimin e rrugëve. Teksa kanë qenë duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, në zonën e Myslym Shyrit, të rinjtë protestues me maska janë parë të ulen para makinave dhe të bllokojnë qarkullimin.
Ndërkohë Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani dhe Korça janë zgjuar këtë të premte me protesta.
Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Në rrethe, tubimi shënon ditën e dytë të protestave.
Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.
Në Elbasan gjatë tubimit, protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, duke përshkallëzuar situatën.
Edhe në Laç ka pasur tensione pasi protestuesit kanë thyer xhamat e dritareve të Pallatit të Kulturës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje