Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi të hënën se po shqyrton mundësinë e shkarkimit të Kimberly Guilfoyle nga detyra e ambasadores amerikane në Greqi pas një sërë raportimesh për sjellje të dyshuara të papërshtatshme. I pyetur për këtë çështje, Trump tha se nuk ishte i kënaqur me situatën.
“Po e shqyrtojmë, po. Nuk jemi të kënaqur”, u tha Trump gazetarëve, kur u pyet nëse po mendonte ta shkarkonte Guilfoyle-n.
Presidenti ka ndjekur raportimet sipas të cilave Guilfoyle ka pranuar dhurata luksoze gjatë ushtrimit të detyrës si ambasadore dhe ka kërkuar para në këmbim të sigurimit të aksesit te zyrtarë të administratës, përpara se emërimi i saj të konfirmohej nga Senati.
Avokatët e Guilfoyle i kanë mohuar akuzat se ajo ka kërkuar para në këmbim të aksesit te zyrtarët, ndërsa i kanë cilësuar si ç’orientuese raportimet lidhur me udhëtimet e saj. Ata kanë deklaruar gjithashtu se klientja e tyre ka respektuar kërkesat federale për pranimin dhe deklarimin e dhuratave.
Kujtojmë se Guilfoyle e ka vizituar Shqipërinë 2 herë brenda këtij viti dhe ka zhvilluar edhe takime me kryeministrin Edi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje