Ngjarje

Shiu ‘paralizon’ disa qytete

Në vend janë rikthyer reshjet që prej orëve të para të ditës së premte çka ka shkaktuar kaos në disa qytete të vendit.

Për shkak të reshjeve, trafiku në kryeqytet paraqitet i rënduar në disa prej akseve kryesore rrugore. Në disa zona veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk, është krijuar trafik.

Edhe në disa qarqe të tjera të vendit reshjet e shiut kanë krijuar disa problematika.

Në Kukës reshjet kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore. Qytetarët këshillohen të lëvizin me kujdes.

Në Durrës disa rrugë patën prezencë të shtuar uji duke vështirësuar qarkullimin.

Ndërsa në Lezhë reshjet shiut shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë