Ngjarje

Tiranë\ Shpërthen karburanti, 3 të plagosur. Inspektorati Teknik: Dyshohet se flakët nisën nga një automjet

Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në një karburant në zonën e Brrylit.

Nga shpërthimi janë plagosur 3 punonjës si dhe është shkatërruar struktura e karburantit dhe godina njëkatëshe ku qëndronin punonjësit.

Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Universitar të Traumës, ku ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë grupi i inspektimit thotë se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve.

“Nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburantit, në zonën e Brrylit në Tiranë”, sipas vlerësimit paraprak të grupit të inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), i cili ka inspektuar vendngjarjen.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet që ndodhej brenda territorit të stacionit të karburanteve.

Më pas, zjarri është shoqëruar edhe me një shpërthim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë