Ka ndodhur

Përmbytje në Grand Canyon: një i vdekur dhe 15 të zhdukur në SHBA

Gazeta Si – Një person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Parkun Kombëtar të Grand Canyon-it, në Shtetet e Bashkuara, pas një sërë përmbytjesh të mëdha dhe vërshimesh të menjëhershme.

Gjithashtu, janë evakuuar të paktën 60 persona. Sipas CBS News, ujërat e përmbytjes kanë transportuar gurë të mëdhenj, struktura metalike dhe mbeturina të tjera në lumin Colorado, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Trupi i viktimës, një burrë 46-vjeçar, është gjetur pranë zonës “Crystal Rapids” përgjatë lumit Colorado.

Shërbimi i Parkut Kombëtar u ka kërkuar të gjithë atyre që kanë informacione lidhur me alpinistë apo udhëtarë në Bright Angel Canyon dhe në zonën e Phantom Ranch gjatë pasdites së të shtunës, që të kontaktojnë autoritetet e parkut.

Zyrtarët po kërkojnë gjithashtu informacion për këdo që mund të ketë qenë në shtegun North Kaibab, të ketë qëndruar në kampin Bright Angel, apo të ketë udhëtuar ose kampuar në zonën e njohur si “The Box”, në veri të Phantom Ranch.

Të paktën 62 persona u evakuuan nga destinacioni popullor turistik pasi përmbytjet shkaktuan dëme të rënda.

Të gjitha këto zona tashmë janë mbyllur plotësisht, pjesërisht në pritje të stuhive të mëtejshme që mund të ndodhin në ditët në vijim.

Vlerësohet se, brenda rreth 30 minutash, mbi terrenin shkëmbor – i cili karakterizohet nga një rënie e menjëhershme e lartësisë – ranë midis 1 dhe 2,5 centimetra shi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë