Ngjarje

Shoqëronte Agasin, ish-policit Uljan Shpataraku i hiqet leja e armës, i sekuestrohet arsenali që mbante në banesë

Ish-punonjësit të Policisë, Uljan Shpataraku, i është hequr leja e armës, ndërsa gjatë procedurave është sekuestruar arsenali i armëve që mbante në banesën e tij.

Shpataraku, i arrestuar nën dyshimet për përkrahje të autorit të krimit, pasi shoqëronte Ergys Agasin, ishte përjashtuar nga Policia disa javë më parë. Pas arrestimit, ndaj tij nisën edhe procedurat për heqjen e lejes së armës që e posedonte për shkak të funksionit.

Gjatë verifikimeve, sipas të dhënave të bëra publike, rezultoi se ish-zyrtari policor mbante në banesë, me leje, disa armë zjarri private.

Në kuadër të procedurave, janë sekuestruar gjithsej 7 armë, konkretisht 3 pistoleta, 2 shotgunë dhe 2 pushkë.

Ndërkohë, në orën 11:00, Uljan Shpataraku pritet të dalë para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të njihet me masën e sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë