Ngjarje

I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me makinën e Policisë, dy efektivë përfundojnë në spital

Një i ri i moshës 26-vjeçare është arrestuar nga blutë e Tiranës pasi ka aksidentuar automjetin e patrullës rrugore në zonën e Kamzës.

Policia njofton paraprakisht se 26-vjeçari po lëvizte nga qendra e Kamëz në drejtim të rrugës “Berisha” kur dhe ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte. Si pasojë e përplasjes janë lënduar 2 efektivë, të cilët ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.

“Automjeti i Policisë, i cili ishte duke patrulluar në territorin ku ishte planifikuar me shërbim, është goditur nga një automjet me drejtues shtetasin R. T., 26 vjeç, i cili, teksa lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në deklaratën e policisë.

Ndërkohë i riu nuk ka pësuar lëndime dhe është shoqëruar për në komisariat ku do të japë sqarime mbi ngjarjen. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë