Gazeta Si – Një njoftim për bombë në disa institucione shtetërore në Tiranë ka alarmuar policinë dhe strukturat e antiterrorit.
Sipas policisë, njoftimi ka ardhur me e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.
Policia e Shtetit njofton se “nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi”.
Sipas burimeve, kontrolle po zhvillohen edhe në institucionin e SPAK dhe GJKKO. Autoritetet bëjnë me dije se e-mailet janë dërguar nga një adresë elektronike ende e paidentifikuar.
Në mesazhin kërcënues njoftohet se në këto ndërtesa janë vendosur bomba dhe se ato do të shpërthejnë pas dy orësh. Mesazhi përmban gjithashtu kërcënime të rënda ndaj punonjësve të institucioneve.
Për shkak të natyrës së kërcënimit, situata po trajtohet me masa të plota sigurie, ndërsa pritet verifikimi nga strukturat përgjegjëse nëse bëhet fjalë për një kërcënim real apo një alarm të rremë, tha Policia e Shtetit.
Kjo është hera e parë që precipiton në mënyrë të tillë me njoftime të njëkohshme për vënie bombe në shynë institucione qeveritare, lokale dhe deri të natyrës ekonomiko-sociale.
Për zbardhjen e rastit është angazhuar edhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese. Policia vijon punën për identifikimin e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje