Ka ndodhur

Tiranë, gjendet drogë e fshehur mes ushqimeve në burgun 313

Gazeta Si – Një kontroll i befasishëm në burgun 313 në Tiranë nga DPB dhe AMSEVP ka konstatuar një sasi lënde narkotike të fshehur në ushqime.

Sipas burimeve paraprake, në disa ushqime u konstatua lëndë e llojit hashash dhe kokainë.

Dyshohet se droga është futur nga jashtë institutucionit të vuajtjes së dënimit, nga të afërm të të burgosurve.

Zbulimi i lëndës narkotike vjen në një kohë kur kontrollet në institucionet penitenciare kanë evidentuar edhe raste të tjera të futjes së sendeve të ndaluara.

Vetëm një ditë më parë, gjatë një kontrolli në burgun e Fushë-Krujës, është gjetur një telefon celular. Ndërkohë, një tjetër celular ishte konstatuar javën e kaluar në burgun e Peqinit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë