Ngjarje

Zjarret në vend/ 9 vatra ende aktive, situata më problematike në Pukë dhe Dajt

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 1 në monitorim.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 235 forca operacionale dhe 33 automjete

Situata mbetet problematike për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer në Gojan, Gjegjan të Pukës. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave dhe është kryer evakuimi i banorëve. Operacioni është mbështetur edhe nga 40 efektivë dhe 3 helikopterë të FA-së.

Në Milot, vatra vijon aktive, por rreziku për banesat është eliminuar për momentin. Në terren janë forca zjarrfikëse, ushtarake dhe bashkiake, ndërsa është kërkuar përforcim me forca dhe mjete të FA-së.

Në Dajt ndërkohë ka riaktivizim të vatrës, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërsa në Dukat, Vlorë zjarri në zonën e Shatës është zgjeruar gjatë natës në drejtim të malit. Në terren operojnë forcat vendore dhe 40 efektivë të FA-së dhe dy avionë Air Tractor; aktualisht nuk rrezikohen banesa.

Vatra të tjera aktive raportohen në Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht, ndërsa vatra në Lufaj, Mirditë, është nën kontroll dhe monitorim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë